E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake heq flamujt e LSI-së dhe PD-së

Ka përfunduar aksioni i heqjes së flamurëve të LSI-së dhe PD-së në rrugët dhe lagjet kryesore të Tiranës.

Aksioni i gjërë i cili zgjati disa orë është kryer nga Policia Bashkiake. Ai është kryer në zonën e "Zogut të Zi", më pas ka vijuar në rrugën e "Vasil Shantos", në zonën afër "Myslym Shyrit".

Zonat e tjera në të cilat janë hequr flamujt e LSI-së dhe të PD-së kanë qenë zona e Brrylit, Ali Demit, Xhamllikut, Spitaleve dhe kanë përfunduar në zonën e Porcelanit në Kryeqytet.

Aksioni i policisë bashkiake nuk ka hasur në rezistencën e militantëve të asnjë partie politike. Burime zyrtare bëjnë me dije që ky aksion është kryer pas vendimit të djeshëm të Bashkisë së Tiranës për të hequr flamujt në çdo zonë që nuk e parashikon ligji.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›