Part-time, këtë vit me rregulla të reja
TIRANE-Shtrëngohen procedurat që iu shpallin fitues në një fakultet me kohë të pjesshme. E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur ne nje artikull te saj sot se Ministria e Arsimit ka deklaruar se duke filluar nga ky tetor, kur edhe nisin aplikimet për part-time, kushti kryesor do të jenë rezultatet e katër provimeve të Maturës Shtetërore.
Sipas specialistëve të MASH, synohen që brenda dy viteve kriteret dhe procedurat e pranimit të part-time të jenë të njëjta me ata të ditës, në mënyrë që edhe të diplomat e të dy sistemeve të studimit të jenë të barasvlershme.
Specialistët e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës shpjegojnë se part-time nuk mund të jetë një sistem, ku shkojnë nxënësit e dobët dhe ata që nuk e fitojnë dot një shkollë të lartë në sistemin e ditës.
(d.b/GSH/BalkanWeb)