“Do të thellojmë më tej bashkëpunimin me Shqipërinë”

Kryeministri portugez Coelho, letër homologut të tij, Berisha
Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, e garanton atë për bashkëpunimin e frytshëm që Shqipëria dhe Portugalia, do shtrijnë në të ardhmen.
Në një letër drejtuar kryeministrit Berisha duke e falënderuar atë për urimet me rastin e zgjedhjes së tij si kryeministër, Coelho theksoi se do të thellohet më tej bashkëpunimi ekonomik duke bërë që investitorët portugezë të investojmë në Shqipëri.
“Dëshiroj t’ju falënderoj ngrohtësisht për letrën Tuaj të urimeve dhe fjalët Tuaja miqësore, në lidhje me bashkëpunimin tonë të ardhshëm. Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë më tej marrëdhënien miqësore dhe të frytshme midis Shqipërisë dhe Portugalisë, duke e thelluar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha nivelet dhe duke sjellë institucionet, qytetarët dhe kompanitë tona edhe më pranë. Unë u zgjodha për të ndërmarrë reformat e nevojshme që Portugalia të jetë në gjendje të rimëkëmbet financiarisht dhe ekonomikisht me shpejtësi, duke rindërtuar ndjenjën e besimit në të ardhmen, duke e ditur që portugezët kanë aftësitë dhe vendosmërinë të tejkalojnë këtë sfidë. Ky është mandati që është në zemër të koalicionit të fortë qeverisës që unë drejtoj tani. Në pritje të takimit me Ju, ju lutem, pranoni i dashur koleg, sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, shkruan në letrën e tij kryeministri portugez, Coelho.
Pedro Passos Coelho u zgjodh kryeministër i Portugalisë pas zgjedhjeve të 5 qershorit ku socialdemokratët dolën si forca politike më e fuqishme.