Prokuroria: Akuzat e Martit, pa baze ligjore
Tirane- Akuzat e anetarit te Asamblese Parlamentare te KiE-se, ish-prokurorit Dik Marti, per trafik te organeve brenda territorit te Shqiperise, jane hedhur poshte dje, nga Prokuroria e Pergjithshme. Gjate nje reagimi zyrtar, prokuroria i ka konsideruar ato te vjetra, te ezauruara dhe pa baze vertetesie. "Pas shqyrtimit te detajeve te shprehura ne te, deklarojme se akuzat per trafik te organeve brenda territorit te Republikes se Shqiperise te ushtareve serbe te zene rob gjate luftes ne Kosove jane tashme te vjetra, te ezauruara dhe pa asnje baze vertetesie", citohet ne reagimin e Prokurorise se e Pergjithshme. Sipas zedhenesit te ketij institucioni, Plator Nesturi, keto akuza jane verifikuar ne terren dhe nuk ka rezultuar asgje e vertete. Referuar deklarimit zyrtar te organit qendror te akuzes, verifikimi ka qene i perbashket ne vitin 2004, nga prokurore shqiptare dhe nje grupi te Prokurorise se Hages, pas deklarimeve te ish-prokurores Karla del Ponte, ne librin e saj per nje baze ne fshatrat e Burrelit, ku pretendohej se kryhej heqja e organeve te ushtareve serbe per qellime tregtimi. Sipas prokurorise, grupi hetimor ne ate kohe, mori ne evidence keto te dhena ne shtepine e supozuar si baze per kete qellim. "Ne baze te verifikimit te perbashket te eksperteve te Hages dhe atyre shqiptare, nuk ka rezultuar se te dhenat e parashtruara te kene ndonje baze vertetesie, ndaj Prokuroria nuk ka gjetur baze per nisjen e ceshtjes penale", shpjegoi zedhenesi. Organi i akuzes shpjegon se pretendimet e paraqitura se fundmi ne raportin e anetarit te Asamblese Parlamentare te KiE-se, Dik Marti, mbi ekzistencen e bazave te tilla ku presupozohet se jane kryer transplante, si ne Fushe Kruje a diku gjetke, brenda territorit te Republikes se Shqiperise, jane te dhena per te cilat Prokuroria e Shqiperise nuk ka pasur asnje dijeni. Po ashtu, organi qendror i akuzes ben te ditur se nuk eshte njoftuar apo t'i jete paraqitur ndonje kerkese per nisjen e hetimeve nga asnje organ hetimor nderkombetar. Ne fund te reagimit, zedhenesi i prokurori, shpjegoi se "Prokuroria e cila gezon besimin e organeve hetimore nderkombetare, besim qe eshte forcuar nga profesionalizmi i treguar dhe shkalla e gjere e bashkepunimit me to, e deklaron te pabaze cdo insinuate se institucionet shqiptare jane bere pengese per hetimin e kesaj ceshtjeje". Njekohesisht, sipas deklarates zyrtare, Prokuroria e Pergjithshme, ne respekt te legjislacionit dhe konventave nderkombetare ku Shqiperia eshte pale, shpreh gatishmerine per te vijuar bashkepunimin me institucionet e specializuara nderkombetare.