Do ti djeg Ristani Mendoj ndryshe nga Berisha per Fletet e votimit

Interviste me kryetarin e KQZ-se Arben Ristani
Kryetari i KQZ-se Arben Ristani apelon se politika po behet pengese per zbatimin e ligjit per ceshtjen e djegies se permbajtjes se kutive te 28 qershorit. Ne kete interviste per standard z. Ristani u kujton perfaqesuesve politike se djegia e fleteve te votimit eshte nje detyrim ligjor i cili duhet zbatuar dhe negociatat per zgjidhjen e ngercit nuk mund ta pengojne ate. Por duket se z. Ristani ka rezervat e tij edhe lidhur me deklaraten e fundit te Kryeministrit Sali Berisha per shtyrjen e djegies se fleteve te votimit derisa opozita te ktheje nje pergjigje perfundimtare lidhur me ofertat e bera nga mazhoranca.
Per kete z. Ristani i cili dje votoi kunder shtyrjes se djegies se fleteve te votimit thote Ceshtja eshte se gjykojme ne rrafshe te ndryshme. Kryeministri politikisht mund te kete shume te drejte por une teknikisht mendoj se nuk kemi kohe. Nga ana tjeter besoj biem te gjithe dakord se jemi ne nje situate aspak normale dhe ekstraligjore. Ai nuk fsheh faktin Politika po na detyron te cojme drejt ekstremeve afatet dhe ndihem i shqetesuar per kryerjen me sukses te detyres.
Duke shpjeguar edhe voten e tij kunder shtyrjes se vendimit per asgjesimin e fleteve te votimit Ristani sqaron se KQZ eshte ne limitet kohore per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore te cilat tashme jane percaktuar per ne daten 8 maj te vitit 2011. Dhe per pasoje shton ai nuk duhet te humbase asnje dite ne menyre qe procesi te zhvillohet me sukses. Ai shprehet i shqetesuar per kryerjen me sukses te detyres se tij dhe komisionit qe eshte pikerisht zhvillimi i nje procesi zgjedhor teresisht brenda standardeve.
Z. Ristani KQZ-ja sot vendosi shtyrjen e vendimin per asgjesimin e fleteve te votimit. Propozimi u be si nga forcat politike por dhe nga anetare te komisionit. Ju pse votuat kunder shtyrjes
Anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve por edhe perfaqesuesi i PD-se ne KQZ theksuan qarte se kerkonin shtyrjen per pak kohe te kesaj mbledhjeje te KQZ-se per arsyen e vetme qe te linin edhe mundesine e fundit per politiken per te gjetur zgjidhjen e situates qe vete ajo ka krijuar. E verteta e gjithepranuar eshte se KQZ jo vetem eshte ne te drejten e saj ligjore por edhe nuk ka me kohe per te humbur per te organizuar zgjedhjet e ardhshme vendore. KQZ nuk e ka qellim ne vetvete djegien e fleteve te votimit por procesi i parashikuar nga ligji duhet te ndodhe sepse eshte hallka e pare e nje procesi zinxhir per organizimin e punes. Kryetari i KQZ-se per nga menyra se si funksionon ky institucion eshte me afer punes se perditshme te administrates se tij dhe per kete arsye eshte me sensibel ndaj detajeve organizative. Eumlshte kjo arsyeja qe une jam i bindur se administrata e KQZ-se ka te drejte qe nxiton per te mos harxhuar asnje dite pune per te realizuar detyrat ligjore. Perdorimi me efikasitet i kohes ne dispozicion ben qe proceset zinxhir te ndjekin njeri-tjetrin normalisht ne te kundert shtohet probabiliteti i deshtimit.
Per kete arsye isha dhe jam kunder vonesave dhe pro veprimeve ligjore ne funksion te detyres dhe larg ndikimeve politike.
Z. Kosovrasti permendi se kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i ka derguar nje leter homologut te tij ne Partine Socialiste Gramoz Ruci per fletet e votimit por ende nuk ka marre pergjigje prandaj edhe mbledhja e KQZ-se duhet te shtyhej ne pritje te nje pergjigjeje. Po ne rast se kjo pergjigje nuk merret ose bie ndesh me ligjin si do te veproje KQZ-ja
Me kete shtyrje pavaresisht votes kunder te kryetarit KQZ ezauron mundesite e saj te fundit per ti shkuar mbas pretendimeve te politikes. Ne rast se nuk do te kete nje zgjidhje te shpejte nuk mund te bejme asnje shpikje por do ndjekim rrugen me te thjeshte me te drejte dhe me te paanshme do zbatojme ligjin.
Arsyetimi i forcave politike per kete shtyrje eshte mungesa e nje konsensusi mes tyre per zgjidhjen e ngercit qe zgjat tashme prej me shume se nje vit. Sa mund te pengoje ky arsyetim punen e KQZ-se
E shpjegova edhe me siper organizimi i zgjedhjeve eshte nje proces zinxhir ku proceset ndjekin ne radhe njeri-tjetrin. Kjo do te thote se nuk mund tu nderrohet radha veprimeve. Pastrimi i kutive eshte procesi i pare ne radhe pas te cilit vijne proceset e tjera dhe ne kete menyre duke shtyre kete proces ne shtyme fillimin e punes per organizimin e zgjedhjeve do te thote gjithnje e me pak kohe ne dispozicion. Kjo ka sigurisht limit.
Ka nje afat te perafert se kur do te jete mbledhja e radhes duke qene se sot nuk pati nje date te percaktuar
Ne ditet ne vazhdim do konsultohem me administraten se sa mban ne menyre ekstreme afati dhe sigurisht do jem ne kontakt me grupet e interesit per te ditur ecurine e problemit. Ne varesi te kesaj analize do caktohet edhe data e cila sigurisht nuk do te jete me muaj por me dite larg nga sot.
Faktikisht ndryshe nga KQZ-ja Kryeministri Sali Berisha nje dite me pare deklaroi se momentalisht nuk do te digjen kutite pasi palet jane ne proces negociatash. Ju jeni dakord
Ceshtja eshte se gjykojme ne rrafshe te ndryshme. Kryeministri politikisht mund te kete shume te drejte por une teknikisht mendoj se nuk kemi kohe. Nga ana tjeter besoj biem te gjithe dakord se jemi ne nje situate aspak normale dhe ekstraligjore.
Kodi Penal parashikon burg per nepunesit e shtetit qe shperdorojne detyren. Jeni ju gati te hyni ne burg per hir te konsensusit politik qe ndoshta do te bjere ndesh edhe me ligjin
Nuk eshte fjala per te vene ne diskutim trimerine e gjithsecilit. Une jam i bindur se nuk ka dhe nuk mund te kete nje konsensus politik ne kundershtim me ligjin. Perkundrazi ne rast se ka konsensus do te kete perkthim te ketij konsensusi ne ligj te ri ose konsensus per te mos kundershtuar me tutje zbatimin e ligjit aktual.
Gjate ketyre koheve a keni pasur presion apo trysni politike lidhur me ceshtjen nese duhet ose jo qe te digjen kutite e 28 qershorit
Gjate gjithe punes sime si anetar dhe me pas kryetar i KQZ-se jam munduar te jem profesional dhe i paanshem. Per kete arsye nuk kam pasur asnje presion te tille.
Faktikisht politika nderhyri tek puna e KQZ-se pasi po ju detyron qe te shtyni afatet. Si ndiheni ne kete rast
Politika po na detyron te cojme drejt ekstremeve afatet dhe ndihem i shqetesuar per kryerjen me sukses te detyres.
Opozita duket se ia doli qe te bllokonte qofte edhe per pak kohe djegien e kutive. A eshte normale kjo
Ne fakt per shkak te pretendimeve te opozites ne kemi shtyre zbatimin e ligjit per shume kohe dhe jo per pak kohe. Kjo sigurisht qe nuk eshte normale edhe per faktin qe zgjidhjet nuk mund te kerkohen tek KQZ-ja por tek institucione te tjera.
PS-ja vazhdon te kembengule ne mosdjegien e fleteve te votimit ne nje kohe kur palet ende jane ne negociata. Si e konsideroni kete Realisht a kane te drejte
Po e perseris edhe nje here negociatat politike nuk mund te behen shkak per te penguar zbatimin e ligjit.
Opozita thote se fletet e votimit duhet te ruhen edhe per nje vit pasi asgjesimi i tyre ne kete moment do te pengonte hetimin e zgjedhjeve. Ju jeni dakord me kete
Pse edhe per nje vit dhe jo edhe per gjithnje Afati i vetem ligjor ne kete ceshtje eshte harku kohor nga perfundimi i ankimeve per zgjedhjet e kaluara deri ne diten qe Presidenti dekretoi daten e zgjedhjeve te ardhshme cdo afat tjeter eshte afat nga mendja e atij qe e thote dhe jo nga ligji.
Kuadri ligjor ne fuqi a e pengon asgjesimin e fleteve te votimit
Neni 178/6 i Kodit Zgjedhor eshte bere tashme i famshem. Ai sanksionon se te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se.
Ne njefare menyre djegia e fleteve te votimit a do te sillte edhe zhdukjen e provave qe mund te jene ne kutite me materialet zgjedhore sic pretendon opozita
Edhe mundet nese vertet ekzistojne por cdokush qe merr vesh pak nga drejtesia e di se provat e marra jashte procedurave ligjore jane te pavlefshme. Ishte po kjo opozite e cila me vullnet te lire dhe te plote vendosi ta formulonte keshtu nenin 178/6 te Kodit Zgjedhor.
Djegia e fleteve te votimit a djeg mundesine e ngritjes se komisionit hetimor sic pretendon opozita
Djegia e fleteve te votimit nuk ka asnje lidhje me komisionet hetimore te Parlamentit.
Cila eshte veshtiresia e KQZ-se ne nje kohe kur partite politike nuk terhiqen nga pretendimet e tyre dhe konkretisht si do te veproni
Besoj i jam pergjigjur me lart.
Sipas jush cila eshte zgjidhja e duhur per kutite e 28 qershorit dhe si do te behet ajo e mundur
Zgjidhja e duhur eshte ajo qe PS dhe PD kane rene dakord te shkruajne ne nenin 178/6 te Kodit Zgjedhor.
Cpo beni me pergatitjet e zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe sa po e demton kjo situate infrastrukturen e re zgjedhore
Menjehere me daljen e dekretit te Presidentit per daten e zgjedhjeve te ardhshme KQZ ka filluar pune per realizimin e detyrave te saj per organizimin e ketyre zgjedhjeve. Aktualisht sic theksova edhe me lart na nevojitet koha e duhur per punet tona kohe e cila ka filluar te na mungoje ne cdo dite qe kalon.