Do ti themi derrit - derr
Ti thuash derrit - daje ne kushtet ku gjallojme ne shqiptaret nuk eshte ndonje trimeri e madhe. Perkundrazi ne vendin tone perdite e me absurd veprim kurajoz guximtar e clirues eshte ti thuash derrit - derr Mirepo per shume arsye ne shume momente te historise sone si komb e popull ne kemi gjetur aftesine e cuditshme ta rehabilitojme derrin ti themi daje madje edhe te besojme se ai eshte njemend daja yne vellai i nenes.
Derrat kohet e fundit jane shtuar shume e si derra qe jane nuk lene vend pa futur turinjte nga politika e deri te sporti. Keshtu derrit po i thone daje ata qe gezohen per fitoren e kampionatit nga Skenderbeu i Korces nje fitore e pamerituar e blere dhe e rrembyer qe e vrau pergjithnje sensin e gares se ndershme qe perben bukurine e sportit.
Derrit po i thone daje edhe ata intelektuale dhe shoqeri civile qe dalin e mbeshtesin pushtetin ne nje vend si ky yni ku - sipas raportit te Komisionit Europian vetem tre muaj me pare u keqtrajtuan e u torturuan kafsherisht qindra njerez e u vrane kater prej tyre per fajin e vetem se protestuan kunder nje qeverie te korruptuar gjer ne palce.
Derrit po i thone daje edhe ata qe flasin per profesionalizem e cilesi sherbimesh publike ne nje vend si Shqiperia qe sipas studimit te pardjeshem te Zyres se OKB per Drogen e Krimet eshte vend nga me te korruptuarit ne bote ku qytetaret duhet te japin si ryshfet mesatarisht 103 euro per te marre sherbime shteterore qe duhet te qene falas.
Derrit po i thone daje edhe ata qe ankohen per prapambetjen e ketij vendi e per varferine gjithnje e me te madhe dhe kane votuar per kryetarin e krimbur ne para te nje partie te kalbur prej veseve me te keqija qe mund te hasen ne politike.
Derrit po i thone daje edhe ata qe i thone vetes shqiptare e qe ia dhane voten nje njeriu te dyshuar per cdo krim madhor qe denohet ne Shqiperi perfshi edhe faljen e territorit kombetar per te cilin kane derdhur gjak shqiptaret ne breza.
Derrit i thone daje ata qe bejne moral gjithe diten e dites per shtet ligjor e per respektim te institucioneve e sot i bejne fresk nje militanti ekstremist te PD-se qe po shpall ne tavoline nje fitore me qesharake se ajo e Skenderbeut te Korces por qe mund te rezultoje ne nje tragjedi te parikuperueshme per Shqiperine e shqiptaret.
Derrit i thone daje ata qe shesin mend si atdhetare e si kombetariste e mbeshtesin antishqiptarin me te madh te 20 viteve te fundit njeriun qe ende ne 2011 jep urdhra te vriten bashkekombesit e tij partner i Milloshevicit me kontrabande nafte dhe miku me i mire i mafiozeve serbe ne Ballkan njeriu qe i vuri flaken ne 1997 endrres shqiptare per te qene si gjithe Europa njeriu qe po i ve sot flaken endrres shqiptare per demokraci.
Ne ketu ne Shekulli do te vazhdojme ti themi derrit me emrin qe ka. Edhe pse sot derri po behet me i pushtetshem se kurre po kap e po zapton cdo cep te fundit lirie e qytetarie. Derri mund te bleje media mund te ristanizoje institucione mund te vrase njerez - po ne do te vijojme ta therrasim derr. Na detyron e verteta na detyron shpresa ende e gjalle se neser do te qeverisemi nga njerez e jo nga derra.