“Do vetëvritem, më dënuan 10 vjet”
“Më kanë dënuar me 10 vjet burg se kam vrarë Remzi Hoxhën”.
LAÇ/ ROLAND NIKOLLI
Këto fjalë janë dëgjuar për rreth 2 orë e gjysmë nga 44-vjeçari Lefter Basha, nga fshati Shullaz i Kurbinit, i cili kërcënonte me vetëvrasje. Me një shishe benzine në dorë dhe një shkrepëse ka paralajmëruar vetëflijimin për “dënimin” e dhënë pa të drejtë. Basha, sipas policisë, vuante vitet e fundit nga depresioni, si pasojë e divorcit e më pas dhe papunësisë. Ai i ka shpëtuar syrit të rojeve të një kantieri të prodhimit të lëndëve inerte rreth orës 05.30 minuta, duke u ngjitur nëpërmjet shkallëve në oxhakun e një betonierëve. Vetëm kur është ngjitur është pikasur nga rojet, të cilët vunë në dijeni pronarin dhe policinë e Laçit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Kurbinit, nën drejtimin e shefit të komisariatit Nazmi Shuli, ndërsa pas pak minutash dhe drejtori i policisë së Lezhës, Mërgim Hoxha dhe nëndrejtori Artan Mehmeti. Ata kanë nisur negociatat me 44-vjeçarin për të zbritur, por Basha nuk ka pranuar. Herë pas here ai pinte nga një gllënjkë benzinë dhe thërriste se do të vriste veten nëse afroheshin forcat e policisë. Sipas tij, gjykata e kishte dënuar pa të drejtë, duke e akuzuar se kishte vrarë Remzi Hoxhën. “Para se të vritej Remzi Hoxha ka ardhur në banesën time se gruaja ma prezantoi si kushëri. Më tha se ishte biznesmen e me të ishte dhe një tjetër që mbante pistoletë. Të nesërmen e kam përcjellë deri në rrugën e Patokut, më tha do iki për Kukës, por iku për Tiranë. Kur jam kthyer gjeta një punonjës të SHIK-ut e më pyeti për personin që përcolla. Më vonë civilë më kanë ardhur në shtëpi e më thanë se kisha vrarë Remzi Hoxhën. Një tjetër më tha se isha dënuar për vrasje me 10 vjet burg. Unë prandaj dua të vetëvritem, se nuk ka drejtësi në Shqipëri”. Përballë kundërshtimit për të zbritur janë lajmëruar dhe forca speciale të RENEA-s. Shefi i ekipit të negociatorëve të këtij reparti, Shkëlqim Kola ka arritur ta bindë, duke i premtuar se problemi i tij do të dëgjohej dhe nuk do të kishte asnjë shqetësim nga policia. Pas 2 orë e gjysmë, Basha ka pranuar të zbresë, duke u dërguar menjëherë në spital e më pas në ambientet e policisë për dëshminë e tij. Burime zyrtare të policisë së Lezhës pohuan se, janë bërë verifikime mbi dëshminë e Lefter Bashës, por nuk rezulton që ai të ketë lidhje me çështjen e Remzi Hoxhës. Sipas tyre, deklaratat e tij janë bërë në kushtet e depresionit, shenjat e të cilit i shfaqi 4 vjet më parë.