E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjek nga Tirana për vrasësin e Himarës

VLORE – Një mjek nga Tirana do të kryejë ekspertizën psikiatre për 24-vjeçarin Bledar Xhaferri, i akuzuar për masakrimin në Himarë të të moshuarit Pirro Bollano. 

I riu nga Lushnja u dërgua në komisariatin e Vlorës mbrëmjen e së martës, duke u izoluar në dhomat e paraburgimit të tij derisa mjekët të saktësojnë gjendjen e tij mendore. Sipas burimeve të policisë, 24-vjeçari vrasës është mbajtur për disa orë në postën e policisë së Himarës, derisa ka përfunduar ekspertimi i vendngjarjes dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve që panë skenën e vrasjes së 73-vjeçarit. Ekspertët e policisë si dhe të grupit hetimor janë shprehur se, mbasi janë marrë të gjitha provat dhe pyetur bashkëqytetarët e viktimës rezulton se mes tyre nuk ka pasur asnjë problem të mëparshëm. Për ta ka qenë gjithçka e papritur, duke u terrorizuar nga ajo që panë me sy, pasi masakrimi i të moshuarit ndodhi në mes të qytetit, në orët e paradites. Ata kanë treguar se Bollano e ka përshëndetur Xhaferrin kur ky po dilte nga një kafe, (të cilët ia paguanin pronarët apo banorët e qytetit). Por, në vend të kthimit të përshëndetjes i riu ka marrë një gur duke e qëlluar me forcë në kokë, e më pas duke përdorur një thikë për vrasjen. Në ato pak fjalë që ka mundur të thotë në polici Xhaferri pohoi se, “e vrava se ashtu ma dha truri për momentin”.                         q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›