Rama e Meta: Të shkarkohet Sefgjini
Kreu socialist Edi Rama i kërkoi dje kryeministrit Berisha të shkarkojë Arben Sefgjinin.
Aristir Lumezi
Sipas Ramës, shkarkimi i Sefgjinit është një akt formal dhe i kërkon Berishës të distancohet nga vrasja e Remzi Hoxhës. "Në emër të kësaj detyre e të këtij funksioni, i bëj thirrje kryetarit të qeverisë të kryejë një orë e më parë aktin formal të shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve si edhe të distancohet publikisht nga vrasja e të ndjerit Remzi Hoxha dhe po publikisht të inkurajojë zbardhjen deri në fund të kësaj enigme, që rëndon në ndërgjegjen e shtetit shqiptar", tha Rama. Kreu socialist ka hedhur dje hije dyshimi se, me mbrojtjen që Berisha po i bën drejtorit të Tatimeve mund të jetë implikuar dhe ai vetë në zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. "Ky qëndrim në kundërshtim flagrant me etikën shtetërore e qeverisëse hedh një hije shumë shqetësuese dyshimi mbi arsyet që ka kryeministri i Shqipërisë për t'u bërë mburoja e një njeriu të akuzuar për pjesëmarrje në një krim të organizuar nga shteti, në kohën kur Sali Berisha ishte President i Republikës", tha Rama. Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta e konsideroi arrogante sjelljen e kryeministrit Berisha në lidhje me mosshkarkimin e drejtorit të Tatimeve. "Duke mos shkarkuar një drejtor të pandehur që akuzohet për vrasje dhe duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese për vendimin e saj për ligjin e gjobave ndaj biznesit, Berisha po vepron në mënyrë arrogante", tha Meta. Ndërsa deputeti socialist, Petro Koçi e konsideroi fals reagimin e Ramës. "Pas kompromentimit publik të lidershipit të PS me tragjedinë e Gërdecit, kur iu bashkua qeverisë për ta shndërruar atë nga çështje drejtësie në çështje financiare, dalja 'e vetë Edi Ramës' për t'u marrë me Sefgjinin, tingëllon më shumë si teatër opozitari. Partia Demokratike ka reaguar dje lidhur me kërkesën e Ramës për largimin e drejtorit të Tatimeve, Arben Sefgjini. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani tha në një konferencë për shtyp se kreu i opozitës ka shkelur prezumimin e pafajësisë për drejtorin në fjalë. Sipas tij, "drejtori i tatimeve, Sefgjini, për të njëjtën dosje ka vuajtur një paraburgim në vitin 2003 dhe për mungesë provash të këtyre akuzave, gjykata ka ndërprerë procesin dhe e ka lënë të lirë. Gjë për të cilën Qeveria është detyruar të paguajë konform kodit penal shqiptar çdo ditë burgim të gabuar me vlerën e përcaktuar në kod". Sipas Bodganit, "prokurorin dhe gjykatësin, të shkrirë në një, Edi Rama, e paralajmërojmë të heqë dorë nga çdo presion politik mbi organet e drejtësisë dhe të mos ndërhyjë në punët e tyre të brendshme, se këto përbëjnë forma vetëm të një mendësie primitive dhe staliniste".
Arresti, Krimet e Rënda thërrasin Arben Sefgjinin
TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me kërkesë të togave të zeza, të cilat do të gjykojnë dosjen për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, trupi gjykues i çështjes ka thirrur ish-shefin e Drejtorisë së Shërbimit Informativ në Tiranë për t'i komunikuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" të vendosur në mungesë të tij pak ditë më parë. Burimet nga organi i akuzës thanë se, Sefgjini dhe avokati i tij nuk kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore ku është vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Në këtë mënyrë, ai është thirrur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda në mënyrë që kjo e fundit t'i komunikojë masën e sigurisë "arrest shtëpie". Krimet e Rënda pritet që sot të konfirmojnë nga vetë Sefgjini nëse ai gjatë gjyqit do të jetë i pranishëm vetë në sallën e gjykatës apo do të përfaqësohet nga avokati i tij. Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj tre ish-punonjësve të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe, ndërsa rishpalli në kërkim ndërkombëtar të akuzuarin e katërt, Ilir Kumbaro. Të gjithë të pandehurit akuzohen për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit Remzi Hoxha, i zhdukur në 21 tetor 1995 në Tiranë. t.s