Batuta në qeveri për çarjen e PDK
Përçarja që ka përfshirë Partinë Demokristiane është shtrirë së fundi edhe në qeveri.
ADI SHKEMBI
Në mbledhjen e radhës së ekzekutivit, si asnjëherë tjetër kanë qenë të pranishëm tre përfaqësues të Partisë Demokristiane, ndoshta për të fundit herë në një format të tillë. Kështu, nga njëra anë e mbledhjes ishte kryetari i PDK-së, njëherësh edhe ministër i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ndërsa përballë tij dy të përjashtuarit 'de jure' nga kjo parti, zv.ministri i Integrimit, Zef Bushati dhe zv.ministri i Jashtëm, Anton Gurakuqi. Zyrtarisht, ministri Basha ndodhet për një vizitë disa ditore në Strasburg, ndërsa ministrja Bregu për një vizitë në Itali, por burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur një "plan" për t'u lënë hapësirë dy zv.ministrave, meqë për ata do të ishte mbledhja e fundit, për shkak se janë shkarkuar nga PDK-ja. Dhe kjo përplasje është reflektuar përmes batutash edhe në mbledhjen e qeverisë. Sapo ka hyrë në zyrën ku mbahen mbledhjet, ministri Ndoka është ndeshur me dy ish-zyrtarët e lartë të partisë së tij dhe është drejtuar nga kamerat, duke thënë se "xhirojini mirë këta të dy (zv.ministrat Bushati dhe Gurakuqi) meqë e kanë për herë të fundit". Por me të njëjtën mënyrë i është rikthyer edhe zv.ministri i Jashtëm, Gurakuqi, i cili dy ditë më parë është zgjedhur edhe kryetar i PDK-së, me një kongres i cili kontestohet nga Ndoka. "Xhirojeni mirë edhe zotin Ndoka se mund ta ketë edhe ai për herë të fundit", iu është drejtuar Gurakuqi mediave, pas ironisë së Ndokës. Por batutat mes tyre janë ndërprerë për shkak se në zyrë është futur Kryeministri Berisha, i cili edhe ai ndoshta nuk e ka pritur një përfaqësim të tillë të demokristianëve, të cilën nuk ka qëndruar pa e komentuar. "Këta o zotëri, zihen dhe shtojnë nga një karrige këtu tek unë. Nuk ka pasur ndonjëherë prezencë më të gjerë demokristiane se sot në qeveri", është shprehur Berisha.
Ndoka
Ndërkohë, një ditë para mbledhjes së kongresit të PDK-së, kryetari i kësaj partie ka bërë publik kandidimin e tij për një mandat tjetër. Ndoka ka kërkuar përmes një konference për shtyp votat e kongresit, që do të mbahet sot në mesditë. "Unë do t'i kërkoj nesër kongresit votëbesimin tim dhe të Këshillit Kombëtar, si një reflektim edhe ndaj këtyre situatave të pakëndshme të krijuara nga individë që, pasi morën pushtet të pamerituar si përfaqësues të PDK-së, kërkojnë të dëmtojnë pikërisht këtë parti", u shpreh dje Ndoka. Në të njëjtën kohë ai i ka kërkuar falje elektoratit demokristian për futjen në qeveri të Bushatit dhe Gurakuqit. "Gjej rastin në emër të strukturave drejtuese të partisë, t'i kërkoj ndjesë publike elektoratit të PDK-së dhe mbështetësve të saj, për emërimin e z.Gurakuqi dhe z.Bushati në postet e zv.ministrave, besim të cilin ata e nëpërkëmbën në një përpjekje të shëmtuar për të dëmtuar PDK-në", theksoi më tej Ndoka.