Topalli: Brenda tetorit statusi i kandidat të BE
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadër të javës evropiane organizoi dje seancën e posaçme me të rinjtë "Shqipëria në Evropë".
Në hapje të seancës, Kryetarja Topalli falënderoi të rinjtë për pjesëmarrjen, duke e cilësuar seancën si më të veçantën të mbajtur gjatë këtyre viteve në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentarja e cilësoi si shumë të rëndësishëm dhe marrjen e ftesës për në NATO nga Samiti i fundit i Bukureshtit. "Mbrëmë në orët e vona, Çekia ratifikoi MSA-në, duke u bërë i 18-i Parlament kombëtar, anëtar i Bashkimit Evropian. Pritet dhe jam shumë optimiste në qoftë se nuk ndryshon diçka në axhendën e Parlamentit austriak, që nesër Austria do të bëhet vendi i 19-të që do të nënshkruajë dhe do të votojë ratifikimin e MSA midis Shqipërisë dhe BE. Na mbesin edhe pak vende të tjera për të mbyllur një cikël shumë të rëndësishëm, mbyllja e të cilit, dhe unë uroj që në shtator-tetor ky cikël të mbyllet, i jep mundësinë Shqipërisë që të bëjë kërkesën në Bruksel për të marrë statusin e vendit kandidat", deklaroi Topalli.