Dobbins: Obama po kaq i përkushtuar për Kosovën
Uashington-Ish i dërguari amerikan për Ballkanin në kohën e Bill Clintonit, James Dobbins, ka deklaruar se administrata e Barack Obamës do të jetë po aq e përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës sikur edhe ajo e Bushit. "Nga ana tjetër SHBA-të nuk dëshirojnë të izolojnë Serbinë dhe do të vazhdojnë me përpjekjet që Serbia me kohë të marrë një qëndrim më racional ndaj Kosovës. Në një afat të shkurtër, SHBA-të gjithsesi do të mbështesin hyrjen e Serbisë në institucionet euroatlantike", tha Dobins për "Zërin e Amerikës".
Duke përmendur aspiratat eventuale të pakicës shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoni që të mëvetësohen në dritën e pavarësisë së Kosovës, Dobbins konsideron se SHBA-të dhe BE-ja kundërshtojnë plotësisht ndryshimet e mëtejshme të kufijve shtetërorë në Ballkan dhe konsiderojnë se pakicat duhet të pranojnë jetën në shtetet në të cilat jetojnë, me garantimin e përdorimit të gjuhës, arsimit dhe kultivimit të traditave të tyre.
Ai tha gjithashtu, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, tha se kjo në një masë mund të reflektohet në marrëdhëniet e BE-së dhe SHBA-ve.