Mitrovicën e ‘pushton’ qetësia
Mitrovicë-Komiteti i Sigurisë në Mitrovicë, në mbledhjen e përjavshme të së hënës ka vlerësuar se situata në qytetin verior të Kosovës është e qetë dhe e stabilizuar. Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, tha se pos një incidenti që ka ndodhur më 19 shkurt në Lagjen e Boshnjakëve në veri të qytetit, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri një person i komunitetit serb, i cili është arrestuar nga policia, nuk kanë ndodhur probleme të tjera.
Ai theksoi festimin dinjitioz me rastin e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, e cila ka kaluar pa probleme. "Falë angazhimit dhe përgatitjes së strukturave të sigurisë, organizimit të mirë të strukturave komunale dhe sjelljes së qytetëruar të banorëve festa e pavarësisë ka kaluar pa asnjë problem"-deklaroi Rexhepi, teksa ka gjetur rastit për të përgëzuar qytetarët e Mitrovicës për pjekurinë e tyre dhe sjelljen dinjitoze duke festuar pa provokime.
Lidhur me gjendjen e sigurisë, komandanti i stacionit jugor të policisë, kap. Bashkim Spahiu, tha se gjendja është e qetë në gjithë zonën e përgjegjësisë së këtij stacioni, duke theksuar se policia nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë në asnjë rast. Në të njëjtën linjë ishin edhe përfaqësuesit e KFOR-it.