Ministra e BE-së diskutojnë sot për Kosovën
Bruksel- Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim sot në Bruksel, ku do të diskutojnë edhe për Kosovën. Në diskutimet e ministrave është edhe Serbia dhe kërkesa e Malit të Zi, për të fituar vendin e statusit kandidat për pranimin në BE. Pritet që ministrat e jashtëm të BE-së, do të bisedojnë edhe për kandidatët e mundshëm për postin e të dërguarit të lartë në Bosnjë Hercegovinë.