Dobësia e ekonomisë globale rrëzon naftën
Nafta ra më shumë se 1 dollar në sesionin e djeshëm, e prekur nga shqetësimet se dobësia e ekonomisë në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë do të ndikojë në masën e naftës së konsumuar. Ndikim negativ në rënien e vlerës së naftës ka dhënë edhe forcimi i dollarit në tregun monetar, i mbështetur nga pritshmëria për rritje të interesave afatshkurtra në Shtetet e Bashkuara, për shkak të programit 400 miliardë dollarë të Rezervë Federale. Nafta bruto Brent e Londrës për nëntorin ra 1.55% në 108.65 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për nëntorin ra 1.64% në 84.51 dollarë për fuçi. Sipas raportit të departamentit për energjinë, në javën e kaluar në shtetet e bashkuara u regjistrua rënie e inventarit të naftës bruto me 7.34 milionë fuçi, por njëkohësisht u regjistrua rritje e inventarit të benzinës me 3.3 milionë fuçi.