Dobjani: Afishoni listen e ndihmave per Gerdecin
Avokati i Popullit i kerkon kryetarit te Bashkise Vore, Fiqiri Ismaili, transparence ne dhenien e ndihmave per banoret e Gerdecit te perfituara dhe te administruara nga kjo bashki. Rekomandimi i bere nga ana e Avokatit te Popullit, Emir Dobjani, eshte bere pas ankesave te disa qytetareve. Keta banore kane pretenduar ne menyren e menaxhimit te fondeve nga ana e Bashkise Vore, duke pretenduar trajtim te pabarabarte dhe shkelje te drejtave te tyre. Per kete, zyra e Avokatit te Popullit i ka bere nje rekomandim kryetarit te Bashkise Vore qe te marre masat per publikimin ne vendet sa me te dukshme ne menyre te tille qe personat e interesuara te informohen ne lidhje me ndihmat dhe donacionet e perfituara nga Bashkia Vore, per administrimin e situates se krijuar nga fatkeqesia e ndodhur ne fshatin Gerdec, me 15 mars 2008. Sipas zyres se Avokatit te Popullit, informimi i personave te interesuar eliminon cdo lloj paragjykimi ne lidhje me trajtimin njerezve te prekur si dhe dhenies ne kohe e ndihmes se nevojshme. Afishimi i listave te perfitimit per banoret e Gerdecit, Avokati i Popullit e ka konsideruar te rendesishme, pasi kemi te bejme me persona qe jane te demtuar dhe emocionalisht te renduar per shkak te fatkeqesise se ndodhur. Duke pare edhe situaten e krijuar pas tragjedise se Gerdecit, banesat e shkaterruara, sipas institucionit te Avokatit te Popullit, do te ishte e pershtatshme qe kryetari i Bashkise Vore, Fiqiri Ismaili, te realizonte transparencen e ndihmave dhe donacioneve qe ka perfituar direkt Bashkia Vore per menaxhimin e tragjedise se Gerdecit, informacion i cili ne baze te akteve ligjore e nenligjore eshte i lejuar qe te publikohet. Nga ana tjeter, Avokati i Popullit ka nisur nje hetim te pavarur ne lidhje me menyren e administrimit qe i eshte bere ndihmave dhe donacioneve te ndryshme, te marra nga persona fizike apo juridik private, vendas apo te huaj si dhe nga persona juridike publike per menaxhimin sa me te shpejte te situates se krijuar nga tragjedia e Gerdecit. R.Caushaj