UniCredit: Rritja ekonomike, 8.9 për qind gjatë vitit 2010UniCredit: Rritja ekonomike, 8.9 për qind gjatë vitit 2010
Raporti vjetor, vlerëson edhe mundësinë e mirë të investimeve në ShqipëriViti 2010 për ekonominë shqiptare shihet me sy optimist nga institucioni gjigant financiar UniCredit. Banka prestigjioze UniCredit përmes grupit të saj të kërkimit shkencor UniCredit Research ka publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundësive në investime në tregjet financiare dhe të aseteve.Në parashikimin vjetor të ekonomisë së vendeve të rajonit, ai e vlerëson Shqipërinë si një nga të paktat vende që pati rritje ekonomike në vitin 2009. Në këto terma UniCredit Grup thotë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, në vendin do tonë do të ketë një rritje prej 2 për qind, pavarësisht dobësive të mëdha ekonomike të vendeve të rajonit si Greqia dhe Italia dhe do të arrijë në 8.9 për qind. UniCredit Research përbëhet nga katër grupe që përgatisin studimet e tyre dhe publikojnë raportet e tyre me të cilat ky grup orienton investitorët e lidhura me të drejt tregjeve dhe vendeve me mundësi investimesh të suksesshme.Në raportin e datës 8 shkurt 2010 UniCredit Research Economics & FI/FX analizon dhe parashikon zhvillimin ekonomik dhe tendencën në të ardhurat Fikse dhe Tregjet Financiare.Sipas këtij raporti parashikohet që rritja e ekonomisë shqiptare për vitin 2010 do të jetë 8.9 për qind dhe si tipare spikatëse të mundësisë së investimeve në Shqipëri konsideron politika monetare të besueshme, mundësi potenciale të gjera për rritje të ardhurash dhe një sektor bankar të kapitalizuar shumë mirë.Në raport theksohet që Shqipëria është një nga të vetmet vende në Europë që pati rritje ekonomike në vitin 2009, vitin e krizës botërore ekonomike.Ky është një raport me të cilin UniCredit rregullisht publikon të dhënat makroekonomike për vendet ku është me interes për klientët e saj për të shtrirë aktivitet e tyre investuese.Sipas këtyre parashikimeve, defiçiti buxhetor do të ngushtohet ndjeshëm dhe inflacioni do të mbahet në kontroll. Remitancat, një nga kontribuuesit kryesorë të ekonomisë shqiptare, për këtë vit do të pësojnë rritje duke qenë se edhe vetë Europa ka dalë nga kriza. Një nga aspektet më pozitive në ekonominë shqiptare, vlerëson UniCredit, është edhe sektori bankar që mund të financojë tregun financiar tepër lehtësisht për një periudhë mesatare. Privatizimi i sektorit elektrik, i kombinuar me ndryshimet ligjore dhe politikën e re të çmimeve kanë përmirësuar ndjeshëm furnizimin e energjisë elektrike. UniCredit vlerëson gjithashtu edhe lehtësirat në procedurat e regjistrimit të bizneseve, uljen e taksave dhe administrimin e tyre që në vetvete kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave. Në raport evidentohet se edhe pse kjo bankë nuk është ende prezent në Shqipëri, ajo e konsideron Shqipërinë si një pjesë integrale të veprimeve të saj operacionale, duke e konsideruar veçanërisht së fundmi, si një vend të suksesshëm për investime bankare....