E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i kërkon ambasadorit të nxisë interesimin e biznesit izraelit

Takimi me diplomatin e ri, rastin e fillimit të misionitKryeministri Berisha, priti dje në një takim ambasadorin e ri të shtetit të Izraelit, David Cohen, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.Duke uruar  Ambasadorin Cohen për detyrën e re si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Shtetit te Izraelit ne Shqipëri, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve ne mes dy vendeve.Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha vlerësoi punën e mire të ish Ambasadores izraelite ne Tiranë dhe shprehu bindjen për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi në të ardhmen me Ambasadorin Cohen.Kryeministri Berisha i kërkoi Ambasadorit izraelit që me punën e tij te nxisë me tej interesimin e biznesit izraelit për të investuar ne Shqipëri, ne veçanti ne fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, turizmit dhe energjetikes.Nga ana e tij, Ambasadori Cohen, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe interesimin qe Kryeministri dhe qeveria shqiptare i kushtojnë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve në mes dy vendeve tona dhe premtoi se gjatë misionit të tij, do të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›