E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Të mbrohen konsumatorët

 

Konsumatorët duhet të mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo ishte kryefjala gjatë takimit të zhvilluar mes avokatit të popullit Ermir Dobjani dhe kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike Bujar Nepravishta. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve dhe marrja e sqarimeve të nevojshme për cilësinë e shërbimeve të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve dhe për propozimet e fundit të OSSH për rritjen e çmimit të energjisë. “Nga ana e Avokatit të Popullit, midis të tjerash u kërkua që Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në vendimmarrjen e tij të mbajë në konsideratë të drejtat dhe interesin më të lartë të konsumatorit shqiptar, duke vepruar me paanësi. Në këtë kuadër nga ana e Avokatit të Popullit u përshëndet qëndrimi i mbajtur nga ERE në të cilin nuk është pranuar të miratohet “Raporti i Auditit të Humbjeve” të OSSH-së për vitin 2008. Ky vendim tregoi një përgjegjshmëri të lartë të ERE-s dhe njëkohësisht parandaloi ndikime të drejtpërdrejta negative në përllogaritjen e ardhshme të shpenzimeve për energjinë nga konsumatorët”, thuhet në një deklaratë për media.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›