Radiocinizëm
Edmond Tupja
E premte, 13 nëntor, rreth orës tetë e gjysmë të mëngjesit... Ky mund të ishte fillimi i një ditari. I një ditari nisur nga kushdo. Por nuk është kështu. Bëhet fjalë për ditën e pardjeshme kur, tek përgatisja diçka për të ngrënë, po dëgjoja radion në FM. E kisha vënë në një stacion sa për dy stacione, ndoshta sa për tri: dy plus dhe një fjalë tjetër... Cicërinte folësja, me shumë gjasë një vajzë e re, e shkathët në të shprehur, ndoshta më tepër sesa duhej. Dhe unë e dëgjoja, ndonëse ajo po e bënte çorbë gjuhën shqipe duke e shkartisur me fjalë anglisht dhe greqisht, por nejse, kohë globalizimi apo globolezimi, siç do të thoshte Francesk Armadhi, kur ja, ajo na ftoi të dëgjonim dy lajme të bujshme: diku, në Australi apo SH.B.A. më duket, në një akuarium gjigand nënujor, një peshkaqen i kishte bërë një “operacion cezarian” femrës së tij barsë që nuk po arrinte të lindte normalisht: me një të rënë të dhëmbëve, si me bisturi, ia kishte çarë asaj barkun pa i dëmtuar asnjë organ, por vetëm duke u mundësuar katër bebeve peshkaqenë të lindnin. Folësja jonë fliste gjithë përkushtim serioz, gati me dhembshuri, për katër të porsalindurit që personeli i akuariumit i kishte veçuar menjëherë nga frika se mos i hanin peshkaqenët e tjerë. Vogëlushët peshkaqenë! Të pafajshmit peshkaqenë! Lum ata për babanë e mrekullueshëm që kanë! Lum peshkaqenia për bashkëshortin shembullor që i shërbeu me aq devotshmëri! Pas këtij lajmi të pabesueshëm, por të vërtetë, folësja jonë e ndryshoi paksa tonin dramatik dhe më vuri pa vonuar në dijeni të lajmit të dytë: me një notë humori gati të pakapshme në zë, ajo më mësoi se në Rusi, diku në Moskë, më duket, një baba – ushtarak si profesion – kishte hedhur nga kati i tretë, ha, ha, ha, - këtu folësja jonë nisi të qeshte, madje nga kati i tetë, u vetëkorrigjua ajo, bi..., bi..., bi... Çfarë bi? – do të pyesni ju, lexues i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës. Bi, bi, binjaket e porsalinduara! Dhe ndërkaq qeshte folësja jonë (me siguri shpresonte se dëgjuesit po gajaseshin, edhe ata nën shembullin e saj, nga ky lajm gazmor). Pastaj, si për ta larë mutin me shurrë, ajo shtoi, ha, ha, ha, se binjaket, Katia dhe Dasha, kështu quhen më duket, kishin shpëtuar, ha, ha, ha, për mrekulli, se ato tani ndodheshin në spital, ha, ha, ha, por në gjendje të rëndë, ha, ha, ha!
U ska-nda-li-zo-va! Një cinizëm të tillë në radio nuk e kisha hasur ndonjëherë: dhembshuri për peshkaqenët, humor e gallatë me fëmijët e porsalindur! A do të qeshte folësja jonë sikur, me të lindur ajo vetë dy binjake, Katrinën dhe Dashamirën, i shoqi, ushtarak apo civil qoftë, i apasionuar pas peshkaqenëve në akuarium, t’ia flakte binjaket nga kati i tretë, më falni, nga kati i tetë? Dhe befas m’u kujtua një film i dikurshëm, i kohës së rinisë sime, ku njëri nga personazhet, pasi kishte dëgjuar muzikë nga Beethoven-i apo Wagner-i, tek po të dilte të merrte pak ajër në kopësht mendoi se duhej t’u vinte zile çizmeve të tij në mënyrë që milingonat të kishin kohë të largoheshin që ai të mos i shkelte ato, të gjorat milingona punëtore e paqësore! Dhe ky njeri ishte oficer nazist që çonte rregullisht javë për javë në dhomat me gaz të një kampi përqendrimi me dhjetra apo qindra hebrenj, romë si edhe social-demokratë, komunistë e të tjerë kundërshtarë të regjimit Hitlerian. Aty për aty, mora në telefon një mikun tim psikiatër me shumë përvojë dhe i tregova për sjelljen skandaloze, të paktën në sytë e ndërgjegjes sime, të folëses sonë mëngjesore; pastaj e pyeta a ishte diçka normale që unë të skandalizohesha apo, në të kundërt, ajo, folësja, ishte sjellë normalisht. Përgjigjja e tij qe e prerë: ai e cilësoi atë kandidate për statusin e psikoneurotikes. E falënderova. Pastaj rashë në mendime:
Sigurisht, njeriu ka të drejtë të bëjë humor të zi, por jo në media sepse humori i tij i zi përcillet kështu në lloj-lloj veshësh e mendjesh me një kumbim që rrezikon të lëndojë ata njerëz që kanë përjetuar fatkeqësi të ngjashme me flakjën e binjakeve nga kati i tetë; nga ana tjetër, ai mund të frymëzojë njerëz mendërisht të çekuilibruar e t’i shtyjë ata në krime të ngjashme. Rrjedhimisht, folësja jonë, kandidate për statusin e psikoneurotikes, nuk duhej të ishte punësuar në atë media, sepse ia njollosi asaj sado pak, emrin e mirë që ka.
Gjithsesi, për të mos qenë aq objektivisht i ashpër me folësen sa miku im psikiatër, le të themi se ajo është treguar e papërgjegjshme, gjë që përsëri nuk i falet për arsyet e sapopërmendura. Çka më shqetëson është se sjellja e folëses më përforcoi përshtypjen madje bindjen se në jo pak media elektronike tek ne po krijohet një brez të punësuarish të papërgjegjshëm, cinikë, vulgarë dhe deri diku të pamoralshëm.