E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani fut ne sherr PS me policine

Padia penale e bere dy dite me pare per Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani, per nderhyrje ne hetime, fut ne sherr Partine Socialiste me Ministrine e Brendshme. Deputeti socialist, Pirro Lutaj e cilesoi dje si nje rast te paprecedent faktin, qe Policia e Shtetit ngre padi ndaj Dobjanit dhe shprehu shqetesimin e rritjes se numrit te rasteve, kur policia ushtron dhune ndaj qytetareve. Menjehere Ministria e Brendshme hodhi poshte akuzat, duke kritikuar se raste te izoluara dhune nga Policia e Shtetit, po perdoren politikisht nga selia roze.

Akuzat

Deputeti socialist Pirro Lutaj i beri thirrje dje Ministrise se Brendshme te ndaloje revanshin e dhunes ndaj qytetareve. "Rastet e perseritura te dhunes se ushtruar ne Vlore, Peqin, Sarande e Shkoder nga funksionare te Policise se Shtetit, flasin qarte per deformimin e imazhit te policise, si institucion qe mbron dhe garanton sigurine e qytetarit", tha Lutaj. Sipas tij, shtimi i ketyre rasteve, deshmon tendencen e krijimit te policise elektorale, prej strukturave politike te qeverise Berisha. "Kulmi i arbitraritetit policor arrin ne rastin kur, Avokati i Popullit, pas denoncimit te dhunes se ushtruar nga oficeret e policise, mbi nje te ri 20 vjecar, perballet me padine e policise se qarkut te Shkodres", vijoi ai, duke e cilesuar si nje rast te paprecedent ne praktiken e deritanishme te marredhenieve mes institucionit te Policise se Shtetit dhe Avokatit te Popullit. Ne keto kushte sipas Lutajt, PS i ben thirrje publike ministrit te Brendshem zotit Nishani dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Premci, qe ne funksion te postit dhe detyrimit ligjor qe kane, te ndalin revanshin e dhunes mbi qytetaret dhe rikthejne autoritetin e ligjit, neper qelite dhe mjediset e policise se shtetit.

REAGIMI

E menjehershme ishte pergjigjja e Ministrise se Brendshme. Ne nje komunikim me median, ky dikaster deklaroi se rastet e dhunes se punonjesve te vecante te policise mbi qytetaret, jane vetem raste te izoluara te shkeljes se ligjit nga keta punonjes, per te cilat ata jane perballur me reagimin e ashper te strukturave perkatese shteterore dhe ligjin. "Midis Ministrise se Brendshme, Policise se Shtetit dhe Institucionit te Avokatit te Popullit ekziston nje komunikim i vazhdueshem dhe bashkepunim shume i mire. Madje eshte vleresuar nga vete Avokati i Popullit", sqaroi Ministria, duke theksuar se ky bashkepunim do te mbetet gjithmone prioritet i punes se saj. Nga ana tjeter, Ministria shpreh shqetesimin e perdorimit politik nga ana e Partise Socialiste te rasteve te izoluara, per te denigruar imazhin pozitiv te Policise se Shtetit dhe frenuar angazhimin e saj profesional, ne goditjen ligjore te krimit dhe trafikanteve. "Sigurojme opinionin publik se krahas luftes me tolerance zero ndaj krimit do te mbetet si prioritet thelbesor i saj, mbrojtja dhe respektimi i lirive dhe te drejtave themelore te qytetareve", vijoi ministria.

Amnesty International, shqetesim per dhunen

Amnesty International i kerkoi Ministrit te Brendshem dhe Drejtorit te Policise se Shtetit qe te sigurohet se oficeret e policise te te gjithe niveleve te informohen sic duhet mbi funksionet ligjore dhe detyrimet e Avokatit te Popullit, duke perfshire edhe te drejten e tij per te hyre pa kufizime dhe pa autorizim ne cdo institucion shteteror, duke perfshire edhe rajonet e policise dhe burgjet, per te biseduar me personat atje, pa pranine e zyrtareve. Organizata Amnesy International eshte e shqetesuar pasi mesoi se Drejtoria e Policise se Shkodres nisi nje proces ndaj Avokatit te Popullit, me pretendimin se ai ka rrezikuar nje hetim, menjehere pasi ai dhe koleget e tij ushtruan te drejten e tyre per te bere nje vizite te paparalajmeruar ne rajonin policor te Shkodres. Gjate qendrimit te tyre atje, verejten shenja dhune ndaj nje te riu me inicialet E. A. Per Amnesty International roli i Avokatit te Popullit eshte jetik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›