Fletethirrja per Bashen, si u shkel Kodi Penal

Thirrja e ministrit te Jashtem Lulzim Basha ne prokurori per t'u marre ne pyetje sot ne mesdite si i pandehur ne ceshtjen mbi afera te dyshuara ne rrugen Durres-Kukes, eshte e pabazuar ne ligj. Juristet citojne nenet e Kodit te Procedures Penale por kujtojne dhe deklarimet e vete Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, se kur nje vendim gjykate, urdheron mbyllje te hetimeve per nje ceshtje te caktuar, rihapja e tyre dhe per me teper thirrja e nje shtetasi si te pandehur, eshte e paligjshme.
Juristet evidentojne se ne rastin e ministrit te Jashtem, eshte shkulur hapur Kodi i Procedures Penale, pasi behet fjale nje ceshtje te vetme, ne kete rast ajo e rruges Durres-Kukes, me disa te pandehur. Nese gjykata vendosi mbyllje te hetimeve per dy zyrtare, ne te vertete, vendimi percaktonte mbyllje te hetimeve. Kete e pohoi dhe vete Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama para pak ditesh, menjehere pas vendimit te gjykates. Rama pohoi se nuk ishte dakord me vendimin, por theksoi se "per sa kohe ka nje vendim gjykate, hetimet jane bllokuar". Sakaq, Rama dy dite me pare, kreu dy "detyra": E para, apeloi vendimin e gjykates qe mbyllte hetimet per "Durres-Kukes". E dyta, leshoi urdher-thirrjeje ne prokurori per Bashen, duke e konsideruar nga person nen hetim ne te pandehur. Por vete Rama, ne deklarimin e saj te fundit, kishte pohuar se "per shkak te dispozitave te ligjit nuk mund te bejme hetime te tjera". Rama sqaroi se "Gjykata e Tiranes ka vendosur te shfuqizoje vendimin tone per zgjatje te afatit te hetimeve", duke shtuar: "Ky eshte nje vendim gjykate, por ne nuk jemi dakord dhe kete e kemi ankimuar ne Gjykaten e Apelit". Ndersa sqaroi: "Ne jemi te detyruar te mos bejme asnje veprim hetimor per ato qe kishim parashikuar".
Ne kete menyre, vete Rama e ka pranuar se nuk mund te kryente veprime hetimore, si ajo e thirrjes per Bashen. Avokati mbrojtes i ministrit, Zef Nikaj, i njohur me shkresen e dates 24 nentor 2008 te nenshkruar nga Prokurori i Pergjithshem i Republikes Znj. Ina Rama bashkelidhur se ciles gjendej fletethirrje e nenshkruar nga prokurori Arben Kraja, reagoi keshtu: "Keto dy shkresa i vleresoj si shkelje flagrante te ligjit sepse pas dates 06-11-2008 kur u mor vendimi i gjykates, nuk mund te kryhet asnje veprim hetimor per llogari te kesaj ceshtjeje, perndryshe cdo veprim eshte absolutisht i pavlefshem dhe i paperdorshem".
Nikaj sqaron se eshte shkelur neni 34 i Kodit te procedures penale ne piken 1 te tij. "Leterthirrja qe i eshte komunikuar klientit tim mbart edhe nje shkelje ligjore tjeter te rende, pasi sipas nenit 34 te Kodit te procedures penale, nje njoftim i nje akuze eventuale duhet domosdoshmerisht t'i komunikohej edhe mbrojtesit te tij, me qellim garantimin e se drejtes se mbrojtjes. Ne kete rast une si avokat mbrojtes nuk kam marre asnje njoftim zyrtar", evidenton Nikaj. Ai sqaron edhe se "te gjitha keto akte dhe veprime procedurale jane absolutisht te pavlefshme ne kuptim te nenit 128 dhe te paperdorshme ne baze te nenit 151 pika 4 te kodit te procedures penale".
Avokati i Bashes: Do te paraqitemi ne Prokurori
Ministri i Jashtem Lulzim Basha pritet qe sot te paraqitet bashke me avokatin e tij ligjor, Zef Nikaj ne Prokurorine e Pergjithshme, per t'u njohur me kater akuza te formuluara ndaj tij nga prokuroret e ceshtjes. Ne nje komunikim telefonik me tv Klan, avokati Nikaj tha dje se "Sipas flete-thirrjes njoftohet klienti im, Lulzim Basha te paraqitet ne kete date ne Prokurori, per t'u njohur me aktin e njoftimit te akuzes dhe per t'u marre ne pyetje ne cilesine e te pandehurit". Ndersa i pyetur nga "KJ", Nikaj tha se klienti i tij gjendet ne Bruksel dhe se ne rast se Basha te jete ne Tirane, ai do te paraqitet ne Prokurori. Pretendimet e prokurorise nga ana tjeter jane me arsyetimin se pas vendimit te Gjykates se Shkalles se pare per mosshtyrje te afatit te hetimit per ceshtjen Durres - Kukes, nuk po bejme me hetime por duam t'i komunikojme 4 akuzat, nje prej personave te hetuar deri me tani. Avokati i ministrit dhe pse i cileson keto veprime si abuzim te pushtetit ligjor nga ana e Prokurorise se Pergjithshme dhe shkelje e Kushtetutes, ka deklaruar se te enjten do te paraqiten ne prokurori duke respektuar institucionin. Pavaresisht shperfilljes se vendimeve gjyqesore, ministri Basha dhe avokati i tij kane vendosur te perballen dhe me akuza, te cilat i kane kontestuar prej shume kohesh si te paverteta.