E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente brenda pak orësh, një i vdekur

Ngjarjet e rënda ndodhën mengjesin e sotem në Lezhë dhe në Fier. Bilanci i aksidenteve eshte, një i vdekur dhe dy të plagosur. Policia ka dale me versionet e para per shkaqet e aksidenteve 

TIRANE-Rikthehen aksidentet e rënda automobilistike në rrugët e vendit. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm janë shënuar 2 aksidente. Ngjarjet e rënda ndodhën në Lezhë dhe në Fier ku bilanci mbyllet me një të vdekur dhe dy të plagosur. Mësohet se një 80 vjecar që lëvizte me bicikletë humbi jetën në Patos të Fierit pas përplasjes së tij me një autobus. Bajram Shehu 80 vjec gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa policia shoqëroi drejtuesit ne autobuzit me targa të Fierit 9281 B. Mendohet se shkak i aksidentiti të ketë qenë ndërhyrja e gabuar e 80 vjecarit në kohën që kalonte autobuzi, por nuk përjashtohet mundësia e shpejtësisë së mjetit. Ndërkohë një tjetër aksident u shënua në aksin Lezhe-Milot të autostradës. Një automjet përplasi një motociklet ku udhëtonin dy persona. Për pasojë mbetën të plagosur Saimir Gjoni dhe një tjetër 19-vjecar me iniciale P.L. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj përplasjeje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›