E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia firmos: Shqiperia ne NATO

Turqia firmosi ratifikimin e Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Presidenti turk Abdullah Gyl, firmosi dje me rastin e vizites zyrtare ne Turqi te kreut te shtetit shqiptar Bamir Topi, Protokollin qe Shqiperia te jete pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut. Presidenti Topi shprehu mirenjohjen per kete ratifikim, i cili deshmon edhe nje here mbeshtetjen konkrete te Turqise per aspiratat integruese te Shqiperise. Ai vleresoi per ndihmen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te Turqise ndaj aspirates e perpjekjeve te Shqiperise per anetaresim ne NATO, te cilat kane qene sa politike, edhe ne drejtim te mbeshtetjes se reformimit e modernizimit te Forcave te Armatosura Shqiptare. Ne takimin e zhvilluar ne vijim mes dy Presidenteve dhe delegacioneve zyrtare te kryesuara prej tyre, u vleresuan marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve ne te gjitha fushat. Kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje faktin se Turqia eshte nje partner i rendesishem strategjik, ekonomik e tregtar per Shqiperine, duke iu referuar per kete dhe treguesve te investimeve, apo dhe totalit te shkembimeve tregtare. "Ne inkurajojme e nxisim me tej numrin e madh te kompanive turke qe operojne me sukses ne Shqiperi, per te rritur me tej investimet e tyre ne vendin tone, si dhe bizneset prestigjioze turke dhe perfaqesuesit e tyre, per te investuar ne sektore te ndryshem dhe te rendesishem per zhvillimin e ekonomise sone, si sistemi bankar, infrastruktura, energjetika, hidrokarburet, turizmi, etj", tha Topi. Presidenti shqiptar beri nje pasqyre te reformave integruese te realizuara gjate kesaj periudhe ne Shqiperi, duke nenvizuar qendrimin e perbashket te politike per integrimin. Ndersa Presidenti Gyl vleresoi rolin pozitiv dhe moderator te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne Ballkan, per ruajtjen dhe forcimin e qetesise, paqes dhe qendrueshmerise ne rajonin tone, duke e konsideruar ate si shume te rendesishem per arritjen e aspiratave integruese te mbare vendeve te Ballkanit Perendimor. Rozeta Rapushi

Nente vende firmosen Protokollin

Turqia eshte shteti i nente qe ratifikon Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Qe nga muaji korrik i ketij viti, ku u miratua ne Kuvend, Protokolli i Anetaresimit te Shqiperise, ai u ratifikua nga Hungaria, Letonia, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Lituania, Polonia, Rumania, Bullgaria dhe Sllovakia. Liste se ciles i shtohet dhe Turqia. Vendi yne ashtu si Kroacia mori ftesen per anetaresimin ne NATO ne prill te ketij viti ne Samitin e Bukureshtit. Aktualisht shume shtete te tjera kane shprehur vleresimin e tyre dhe angazhimin per ta ratifikuar sa me shpejt kete Protokoll, ne menyre qe edhe Shqiperia te jete pjese e NATO-s. Ne kete kuader, kreu i shtetit shqiptar, Topi vleresoi vecanerisht bashkepunimin me palen turke ne fushen e mbrojtjes, si dhe kontributin e Turqise ne modernizimin dhe realizimin me sukses te reformave ne Forcat tona te Armatosura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›