E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta, si abuzojne grosistet

Statistikat e Drejtorise se Doganave, zbardhin nje hap tjeter te abuzimit me karburantet ne Shqiperi. Te dhenat me te fundit zyrtare nga ky institucion tregojne se nga renia e cmimeve te karburanteve ne tregjet nderkombetare, tregtaret shqiptare po fitojne ne menyre abuzive.

Abuzimi

Te dhenat zyrtare qe mberrijne nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, hedhin drite mbi abuzimin e grosisteve te karburanteve me cmimet, te cilat u servirin konsumatoreve fundore. Me flagrante nder derivatet e karburanteve eshte cmimi i benzines, ku diferenca nga cmimi pas zhdoganimit, perfshi te gjitha akcizat apo detyrimet e tjera karshi shtetit, me cmimin ne tabele, rezulton te jete jo pak por gati 45 leke. Sipas te dhenave zyrtare gjate javes se kaluar nje liter benzine pa plumb ka mberritur ne dogane per 32,9 leke nderkohe qe pagesa doganore per liter, perfshi akcizen, tatimin mbi vleren e shtuar apo taksen e karbonit, shkon ne rreth 51,4 leke. Pra nje liter benzine ka dale nga dogana me nje kosto qe nuk i kalon te 84 leket, nderkohe qe iu shit qytetareve per 125 deri 130 leke per liter. Po ashtu, referuar te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, edhe diferenca per naften, qofte e cilesise D1 apo D2, nga zhdoganimi deri ne pikat e pakices shkon deri ne 30 leke per liter. Bazuar ne keto shifra arrihet ne perfundimin se marzhi i fitimit nga ana e grosisteve si dhe shitesve me pakice te karburanteve, kap shifra nga 20 ne 40 per qind, nivele jashtezakonisht te larta po te kihet parasysh volumi i shitjeve te karburanteve, si nje element jetik per ekonomine vendase.

Cmimi

Nafta qe shitet ne Shqiperi pavaresisht se, vazhdon te kete cilesine me te dobet ne rajon, ka cmimin me te larte. Edhe pse javen qe shkoi cmimet e naftes ne tregjet nderkombetare shenuan serish nje ulje drastike, ne vendin tone java nisi pa asnje ndryshim. Nje liter nafte jo e cilesise se pare, ne kryeqytet kushton mbi 130 leke per liter, nderkohe qe bazuar ne kursin e kembimit te dollarit me lekun dhe nivelin i cmimit te naftes ne bursa, nje liter nafte nuk duhet te kushtoje me shume se, 80 leke. Vete tregtaret e ketij sektori e pranojne se, spekulohet me cmimin, por se shkaku mbetet ende jetim. Importuesit shprehen se, pikat e pakices spekulojne me cmimin, ndersa vete tregtaret e pakices fajesojne importuesit qe nuk po i ndryshojne cmimet. Pavaresisht replikave dhe deklaratave, konsumatoret paguajne te pakten 40 leke me shume per liter, vetem si rezultat i spekulimit me cmimin. Tashme pritet perfundimi i hetimeve per tregun e karburanteve nga Autoriteti i Konkurrences per te pare se cilat do te jene masat qe do te merren.

40 Per qind Arrin marzhi i fitimit nga ana e grosisteve nga ulja e cmimit te naftes ne tregjet nderkombetare. Ky fitim rritet akoma dhe me shume duke pasur parasysh volumin e madh te shitjeve qe kane keto produkte.

84 Leke Arrin kostoja e nje litri benzine pasi del nga dogana. Nderkohe, ky produkt u shitet qytetareve me nje cmim qe arrin deri ne 130 leke per liter. Keto te dhena faktojne edhe njehere abuzimet me cmimet e karburanteve.

Banka Qendrore ka konstatuar se, rritja e cmimeve te naftes ka pasur nje ndikim mjaft te drejtperdrejte ne buxhetin familjar, nepermjet rritjes se kostos se transportit. Sipas te njejtit burim, kjo ka cuar ne uljen e shpenzimeve per produktet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›