Dobjani, kërkesë 400 komunave dhe bashkive për zonat e rrezikshme
Duke marrë shkas nga tragjedia e ndodhur në fshatin Gërdec, institucioni i Avokatit të Popullit u ka kërkuar bashkive dhe komunave të Republikës informacione mbi objektet që paraqesin rrezikshmëri për popullsinë. Në shkresën që u dërgohet bashkive dhe komunave merren si shembull për rrezikshmëri të lartë që paraqesin depozitat e karburantit në Portin e Durrësit, depozitat e amoniakut në ish-Kombinatin e Tekstileve në Berat etj. Në këtë letër kërkohet nga ana e organeve të pushtetit vendor që të evidentojnë objektet, të cilat paraqesin rrezik dhe aktivitetin që ato kryejnë. Gjithashtu, kërkohen shkresat që janë bërë për të evidentuar rrezikun dhe kujt i janë drejtuar ato. Duke u bazuar në të drejtat që i jep Kushtetuta, Avokati i Popullit ka kërkuar që informacionet e hollësishme t‘i dërgohen brenda 31 marsit 2008. Në intervistën e mëposhtme, Avokati i Popullit sqaron motivin e kërkesës në fjalë.
Avokati i Popullit u ka dërguar një kërkesë 400 komunave dhe bashkive në të gjithë Shqipërinë për evidentimin e rasteve të rrezikut të shtuar. Cili është synimi i kësaj kërkese?
Pas ngjarjes së Gërdecit, institucioni i Avokatit të Popullit, duke analizuar mendoi t‘u bënte një kërkesë të gjitha komunave në Shqipëri për ta informuar se cilat janë objektet me burim rreziku të shtuar, rrezik toksik, helme, rrezik zjarri etj. Natyrisht nuk janë objektet ushtarake, pasi ato i ka shteti, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, gjithsesi objektet civile që mund të jenë në pronësi të shtetit ose pronë e individëve dhe privatëve të caktuar. Ne me këtë synojmë, në radhë të parë, t‘i bëjmë të përgjegjshme organet e pushtetit vendor, në mënyrë që të detyrohen të kontrollojnë territorin e tyre dhe të gjejnë se cilat janë objektet. E dyta, nëse ata kanë bërë kërkesa të drejtuara organeve të ndryshme për të kontrolluar masat e sigurimit teknik. Dhe e treta është që ato nesër në çdo situatë të mos bëjnë të paditurin.
Kërkesa do të jetë vetëm për pushtetin vendor?
Për të mos bërë të paditurin, kërkesa do të jetë edhe për institucionet qendrore, si ministritë, inspektoratet e ndryshme, sepse ne, nëpërmjet dokumenteve që do të na vijnë prej pushtetit vendor, do të shohim sesa ato janë preokupuar për këto çështje. Njëkohësisht edhe ministritë, për të mos bërë të paditurin, në rastet analoge, ne nëpërmjet kërkesave për shpjegim dhe informacioneve që do të kërkojmë, do të shikojmë qëndrimin e tyre. Me këtë nismë synojmë të bëjmë një informacion për qeverinë, mbase edhe një raport për Parlamentin, për të parë sesi paraqitet situata e objekteve me rrezik të shtuar, që quhen në këto raste ato që kanë rrezik për zjarr, rrezik për helmime rrezik toksik etj.
A ka pasur bashkëpunim nga pushteti vendor?
Deri tani ne nuk kemi marrë përgjigje, pasi kërkesa drejtuar pushtetit vendor është kryer tri ditë pas ngjarjes së Gërdecit, pra në datën 18. Megjithatë, ne kemi vënë afatin për vendorët në datën 31 mars. Pas kësaj kohe ne nuk do të presim. Nuk është shumë e rëndësishme data, sesa është bashkëpunimi për të evidentuar të gjitha burimet me rrezik të shtuar.
Ngjarja e Gërdecit është tashmë problem kombëtar, duke u përfshirë në të, të gjitha institucionet shtetërore. A ka pasur ankesa në zyrën e Avokatit të Popullit nga banorët pranë fshatit Gërdec apo nga institucionet vendore për ekzistencën e kësaj fabrikë?
Në institucionin tonë, gjatë këtyre dy viteve që ka vepruar fabrika në fshatin Gërdec, në periferi të Tiranës, nuk ka ardhur ndonjë ankesë apo edhe ndonjë sinjalizim për këtë çështje. Ndërkaq, ne në muajin maj të vitit 2007 dhe në vjeshtën e vitit 2007 kemi organizuar dy herë pritje ankesash në Bashkinë e Vorës, dhe, siç më kanë informuar punonjësit e mi, nuk ka pasur ankesa për shfrytëzimin e punës së fëmijëve, por edhe as për ekzistencën e kësaj fabrike nuk ka pasur asnjë të dhënë.
Ndërsa një ankesë konkrete ka pasur nga familjarët e viktimës Ilirjan Malçi, ish-fadromist i Repartit të Xhenios, i cili nuk ishte gjetur dhe familjarët ankoheshin, sepse ai nuk ishte shpallur si i humbur. Dhe ne këtë gjë po e shikojmë.
Keni bërë ndonjë kërkesë për sqarimin e këtij rasti?
Po. Ne kemi filluar shqyrtimin e kësaj ankese, duke pyetur personat përgjegjës për këtë çështje dhe do të dalim me konkluzione të qarta.
Mediat vizive transmetuan disa fëmijë që punonin në fabrikë...
Problemi i punës së fëmijëve është bërë një problem që dihet në Shqipëri dhe vetë autoritetet e larta e pranuan që ka ekzistuar puna në të zezë e shqiptarëve, qoftë e të rriturve, por edhe për fëmijët, që është akoma më e rëndë. Ngjarja e Gërdecit do të shërbejë për sensibilizimin e strukturave shtetërore që merren me këtë fushë, qoftë për ata që lejojnë punën në të zezë, qoftë për moslejimin e punës së fëmijëve, sepse ka depozita në Kodin Penal që u bënë mbi rekomandimet nga zonja Majlinda Bregu për të dënuar të gjithë ata që shfrytëzojnë punën e fëmijëve, qoftë trafikant, por qoftë edhe të tjerë që i shfrytëzojnë. Ne jemi duke e verifikuar edhe këtë çështje.