Gërdeci, hetime nga Krimet e Rënda e Task-Forca
Në thellimin e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, kryeprokurorja Ina Rama ka shtuar listën e personave nën hetim. Për pasojë, numri i prokurorëve që marrin pjesë në çështje është shtuar me një prokuror të njësisë antikorrupsion Task-Forcë, Gentian Osmani, dhe një prokuror nga Krimet e Rënda, Kostaq Beluri. "Në vazhdim të thellimit të hetimeve për ngjarjen e Gërdecit, grupi i hetimit është plotësuar me dy prokurorë të tjerë, një nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe tjetri nga njësia e Task-Forcës për hetimin e krimit ekonomik. Zgjerimi i grupit hetimor bëhet për arsye të hetimeve në pistën e shpërdorimit të detyrës, si edhe disa çështjeve të tjera", thanë burimet nga akuza qendrore. Sipas saj, aktualisht grupi i hetimit po punon intensivisht me këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe me sekuestrimin e provave materiale që gjenden në vendngjarje. Ndërkohë, grupi i prokurorëve që po merren me çështjen e Gërdecit po shqyrton edhe zgjerimin e rrethit të personave nën hetim. Sipas zyrës së shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, emrat e tyre do të bëhen publike pas marrjes prej tyre të kësaj cilësie.
Nga të dhënat e para rezulton se zv/prokurori i Krimeve të Rënda, Kostaq Beluri, do të verifikojë pistën e trafikut të armëve nga Shqipëria, nëpërmjet aeroporteve ushtarake dhe porteve detare. Beluri, një prokuror karriere, pritet të sekuestrojë evidencat e municioneve të ardhura në fabrikën e Gërdecit dhe sa fishekë kanë dalë prej saj. Në dosjet për trafik armësh do të bashkëngjiten edhe disa letra apo përgjime të kryera nga disa përfaqësues të një firme amerikane. Gjatë ditëve të fundit, objekt hetimi janë bërë dokumentet dhe evidencat e transportimit të fishekëve, me kërkesë të MEICO-s dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm dërguar firmës "Albademil" për çmontime në Gërdec, pasi dyshohet se firma në fjalë i ka trafikuar një pjesë të tyre në vende të ndryshme të Lindjes. Sipas burimeve nga akuza, për këtë dyshim po kryhet verifikimi dhe ballafaqimi i dokumenteve të sekuestruara në Shtabin e Përgjithshëm, pranë zyrave të MEICO-s, pranë doganave dhe firmës "Albademil".
Ndërkohë, prokurori i Task-Forcës, Gentian Xholi, do të verifikojë rolin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes nën akuzat e shpërdorimit të detyrës. Nga burime pranë akuzës qendrore thuhet se, krahas tre të arrestuarve, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholi, po verifikohen "urdhëruesit" e tragjedisë së Gërdecit, e cila u mori jetën të paktën 24 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Provat më të forta të organit të akuzës janë dëshmitë dhe provat e servirura nga ushtarakët e lartë të Forcave të Armatosura, të cilat ia hodhën "fajin" zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, grupi hetimor, i kryesuar nga zv/prokurori i Tiranës, Genci Qano, ka vijuar edhe dje marrjen në pyetje të zyrtarëve të ushtrisë. Gjeneralët kanë këmbëngulur se Forcat e Armatosura nuk kishin kompetencë mbikëqyrjeje në "fabrikën e vdekjes". Ruajtja, siguria e armatimeve dhe punonjësve që punonin në Gërdec ishte ekskluzivitet i kompanisë MEICO. Duke parë rrjedhën e hetimeve, burimet nga prokuroria saktësojnë se në grupin e hetimit mund të shtohen edhe prokurorë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të verifikuar personat me imunitet.