E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë ish-ministri i Brendshëm Hekuran Isai

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 75-vjeçare, ndërron jetë një nga udhëheqësit e fundit komunistë të Shqipërisë, anëtari i ish-Byrosë Politike, Hekuran Isai. Sipas familjarëve, ish-ministri i Brendshëm ka mbyllur sytë përgjithmonë rreth orës 18:55 të ditës së djeshme në spitalin e kryeqytetit. Hekuran Isai u tërhoq nga jeta e tij politike që prej vitit 1990, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm, pikërisht kur dhe shpërthyen lëvizjet studentore, që kërkonin një sistem demokratik dhe rrëzimin e diktaturës komuniste. Me origjinë nga qyteti i Peqinit, Hekuran Isai u ngrit në hierarkinë e lartë të shtetit komunist nga veprimtaria e tij në celulat e PPSH-së në Ndërmarrjen e Naftës së Cërrikut. Pasi shërbeu si drejtues lokal i PPSH-së në disa rrethe, Isai ngriti shkallët në postin e anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Brendshëm, menjëherë pas goditjes së Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut nga hierarkia e sistemit komunist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›