Dobroshi kthehet në ring pas dy vitesh

ASA (Albania Sport Agency)- Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane, Petrit Dobroshi, që në gjermani njihet me emrin Patrick Dobroschi, do të zhvillojë të shtunën më 28 prill në "König-Pilsener-Arena" të Oberhausenit në Gjermani mecin e tij të katërt në ringun profesionist pas një pauze prej më shumë se dy vitesh për shkak të një lëndimi. Shqiptari do të përballet me sllovakun Richard Remeni cili ka një bilanc prej 23 humbjesh dhe vetëm dy fitoresh në ringun profesionist. Përballja e tyre prej 6 rundash është e vlefshme për kategorinë gjysmë të rëndë dhe është një nga paramecet e mbrëmjes kur do të zhvillohen dy përballje për titullin e kampionit të botës. Ajo mes Stipe Dreës dhe Silvio Branco, për titullin e kategorisë gjysmë të rëndë në versionin ËBA, dhe tjetra mes Silvio Branco dhe Felix Sturm për titullin e kampionit të botës në kategorinë e mesme për versionin ËBA.
Petrit Dobroshi është i lindur në Këln të Gjermanisë më 15 dhjetor të vitit 1979 në një familje me prejardhje nga Peja. Pas një karriere të shkëlqyeshme në boksin amator mediat gjermane e cilësonin Dobroshin si një boksier prej të cilit mund të nxiret një kampion, por dy vitet jashtë ringut nuk dihet si kanë ndikuar në formën e tij.