E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë Espanyol e Osasuna - VIDEO

ASA (Albania Sport Agency)- Futbollistët e Osasunës kanë mposhtur mbrojtësit e trofeut, skuadrën e Sevillas me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës UEFA. Golin e vetëm të ndeshjen e ka shënuar Soldado në pjesën e dytë për t'i dhënë një epërsi të vogël skuadrës së tij para ndeshjes së kthimit. Ndeshja ka qenë e vecantë për faktin se gjyqtari holandez Erik Bramar është sëmurë dhe nga minuta e 69-të e ndeshjes është dashur që gjyqtari i katërt të marrë "bilbilin".
Ndërkohë skuadra tjetër spanjolle, Espanyol ka bërë një hap të madh për të siguruar kualifikimin në finale të garës së dytë për nga rëndësia në futbollin evropian. Moises, Pandiani dhe Coro kanë shënuar për fitoren 3:0 të skuadrës nga qyteti i Barcelonës në përballje me gjermanët e Werder Bremen. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas një jave kur do të dalin dy skuadrat finaliste. Sipas të gjitha gjasave këtë vit do të kemi një finale të tërën spanjolle në Kupën UEFA pasi Werder Bremen do ta ketë vështirë të përmbysë humbjen e thellë nga Espanyol, ndërsa fituesi i përballjes tjetër Osasuna – Sevilla gjithsesi do të flasë spanjisht.

Osasuna VS Sevilla

Espanyol 3-0 Werder Bremen

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›