E Diel, 1 Nëntor 2026

Dobrushi: Mesuesit, punesohet vetem nje ne 30 vete Luljeta Ndoka



Telashet nuk kane te sosur per te rinjte shqiptare qe diplomohen, sidomos per ata qe kane mbaruar mesuesi. Sa jane ne gjimnaz, nxenesit vuajne dilemen se c'dege do te zgjedhin. Pasi e kalojne kete problem, dhe ne rastin tone zgjedhin te behen mesues, vuajne per te gjetur nje vend ku te ushtrojne profesionin. Statistikat nuk jane aspak ne favor te tyre. Sipas kreut te sindikates se Arsimit ne Shqiperi, Xhafer Dobrushi, raporti vendet te lira pune me punekerkuesit eshte 1 me 30, pra per cdo vend te lire pune, aplikojne rreth 30 arsimtare. Vetem duke shqyrtuar kete shifer, e verejme se sa e veshtire eshte qe te punosh mesues. Keshtu, pasi kryejne te gjitha detyrimet ne baze te ligjit per arsimin e larte, dhe pasi zbatojne te gjitha rregulloret apo udhezimet ne fuqi, qe kane te bejne me kualifikimet pasuniversitare, mbrojtjen e masterit, apo marrjen e kreditove te duhura te kualifikimeve, mesuesit serish gjenden drejt nje fenomeni fatkeq per ta: perballe papunesise. Autoritetet e arsimit kane komunikuar se duhet te vendosen me pak kuota per mesuesi, per shkak se numri i arsimtareve eshte shume here me i larte se nevojat per ta. Pavaresisht kesaj, nuk ka kthim mbrapsht ata. Ata qe jane diplomuar tashme ne kete profil, thjesht duan te gjejne nje vend pune qe te justifikojne diplomen e tyre dhe te ushtrojne profesionin. Dobrushi rrefen se vetem ne Tirane jane te pakten 2500-3000 mesues ne profesion, qe presin per t'u punesuar. "Tirana ne nje vit mund te zgjedhe me pak se 100 veta ne pension dhe perballe 3 mije vetave qe presin te punesohen, raporti i konkurrimit eshte 30 kerkues per nje vend pune", - thote Dobrushi. Ai shprehet se shifra e mesuesve qe kerkojne pune eshte e larte edhe ne disa qarqe te tjera te vendit, si: Durres, Elbasan, Shkoder, Vlore, Korce, etj. Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes tregojne se si eshte proceduar deri tani per punesimin e mesuesve. Sipas tyre, mesuesit dorezojne nje dosje me te gjitha te dhenat dhe kualifikimet qe ata posedojne dhe ne momentin kur shpallet nje vend i ri, apo qofte edhe kerkohen mesues ne dispozicion, ata kontaktohen sipas lendes per te cilen kerkohet mesuesi. Burime nga DAR thone se eshte e vertete qe kerkesat jane te shumta, por ata nuk kane se c'te bejne, pasi shkollat jane te mbipopulluara me mesues. Por, Sindikata e Arsimit e ka shpresen per zgjidhje. Sipas Dobrushit, kjo situate do te zgjidhet me kriteret e reja qe do te perdoren per emerimin e mesuesve. Ata tashme do te perzgjidhen nga bordi i shkolles. "Kete vit problemi duhet te nise rrugen e zgjidhjes. Sepse tani me drejtorite dhe zyrat arsimore nuk bejne emerime mesuesish. Mesuesi tani emerohet nga drejtori i shkolles me propozimin e nje komisioni", - tha Dobrushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›