E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doçi: Sot i kushtohet pak rëndësi tekstit të këngës

Tekstet e këngëve në Shqipëri kanë kaluar nëpër një periudhë tranzicioni të gjatë. Vetë poeti Agim Doçi, pohon se tekstet dhe muzika në vitet e para demokracisë, kanë pasur një nivel më të lartë dhe një autor teksti vlerësohej më shumë nga ana morale. E ndërsa tani gjithçka është kthyer në anën e kundërt dhe një minorancë profesionistësh të muzikës i kushtojnë një rëndësi teksteve të këngës.
Në ditët e sotme thotë ai, arti është kthyer në një industri biznesi, që nuk mund të flitet dot për vlera të mirëfillta ose për një mesazh dhe një fabul kuptimplotë, por vetëm për sasi dhe vlera komerciale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›