Serwer Raporti i KE nuk sjell argumente per mbeshtetjen e akuzave per trafikim organesh

Nje analist i ceshtjeve te Ballkanit thote se raporti i Keshillit te Evropes me akuza kunder UK-se dhe kryeministrit Hashim Thaci nuk sjell argumenta per te mbeshtetur keto akuza. Daniel Serwer studiues ne Fakultetin e Studimeve te Avancuara Nderkombetare te Universitetit Johns Hopkins e kritikon tonin e raportit por ai shton se nje komision hetimesh penale duhet te qartesoje se cfare ndodhi ne te vertete. Zoti Serwer thote se qytetaret e Kosoves nuk e meritojne nje komplikim te tille tani qe duhet qartesuar situata pas zgjedhjeve. Zoti Serwer thote se raporti e ben te qarte qe nuk eshte kryer ndonje hetim qe te mund te percaktoje fajesine ose pafajesine. Ai nuk sheh argumenta qe te mbeshtesin akuzat per te cilat thote se kane qarkulluar qe prej 10 vjetesh.
Ajo qe une nuk di eshte a jane gjetur te dhena te reja nga ato te para 10 vjetesh qe te mbeshtesin keto akuza pasi raporti nuk i permend burimet e veta i radhit perpjekjet e veta por nuk eshte nje hetim serioz penal. Me duket se kjo eshte ajo qe nevojitet. Ne duhet te qartesojme se cfare ndodhi ne te vertete dhe kjo do te kerkoje bashkepunimin e qeverise se Kosoves te Shqiperise do te kerkoje angazhimin e EULEX-it dhe besoj se eshte dicka qe duhet bere duhet te gjejme a ka ndonje gje te vertete ne keto akuza.
Analisti Serwer thote se ne nje shoqeri te hapur publikimi i raporteve te tilla eshte normal por ai ka rezerva per menyren e prezantimit te tyre.
Mendoj se eshte per te ardhur keq qe ato jane botuar sikur te jene prova dhe jo akuza. Mendoj se toni i raportit eshte i gabuar. Por kjo nuk e ndryshon faktin qe dikush duhet ti shkoje deri ne fund kesaj ceshtjeje dhe te zbuloje se cfare ndodhi nese kane ndodhur gjera te tilla dhe se cilet ishn pergjegjesit.
Zoti Serwer i cili eshte marre me ceshtjet e Ballkanit edhe si zyrtar i Departamentit te Shtetit edhe ne role te tjera ne organizata amerikane thote se ai vete kishte degjuar per akuza per trafikimin e organeve njerezore para shume vjetesh nga nje gazetar i cili i pati thene qe nuk kishte qene ne gjendje te gjente prova.
Une akoma nuk shoh prova mbeshtetese te qarta. Shume nga ato qe thuhen ne raport jane fjale qe kane qarkulluar. Vecanerisht per akuzat se zyrtare te larte qeveritare kane qene te perfshire nuk paraqiten prova ne raport. Per kete arsye duhet nje hetim serioz penal.
Zoti Serwer thote se akuzat kunder kryeministrit Thaci e veshtireojne edhe me shume situaten paszgjedhore ne Kosove mes nderlikimeve dhe akuzave per mashtrime me votat qe duhen sqaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Bordi i Apeleve. Zoti Serwer thote se keto vonesa dhe akuzat qe shtrohen ne raportin e hartuar nga anetaret e KE-se nen kryesine e Dik Martit e bejne te veshtire per zotin Thaci qe te gjeje partnere koalicioni per qeverisje.
Edhe per Kosoven do te jete e veshtire ne pergjithesi. Mund ta merrni me mend se si mund te ndjehen vendet qe nuk e njohin Kosoven lidhur me keto akuza. Ata nuk dine cfare te mendojne dhe do te shkaktoje probleme te verteta per Kosoven.
Dhe per me teper thote zoti Serwer qytetaret e Kosoves nuk e meritojne nje gje te tille.
Ata votuan votat e tyre duhet te numerohen sakte dhe qeveria duhet te formohet dhe keto akuza per fat te keq e komplikojne me shume ate proces.
Daniel Serwer komenton per ceshtje te ndryshme ne blogun e tij www.peacefare.net. Gjithashtu ju mund ta ndiqni ate ne Twitter DanielSerwer si edhe mund ta gjeni ne Facebook.