Doda: Presidenti, nga vendimi politik i PD
Edhe pse ne nje kohe impenjimesh politike dhe personale, Revista "Kuvendi" ne Michigan, realizoi nje bisede me deputeten Mesila Doda, e cila gjate gjithe kohes ka qene nje nder politikanet me aktive, kur behet fjale per qendrime politike ne rrethana te nderlikuara.
Kush eshte Mesila Doda, vecse politikane e njohur tashme e prononcuar disa here ne favor te reformave demokratike ne parlament dhe jashte tij?
Besoj se qenia ne politike nuk ndryshon thelbin e asaj qe une jam, nene e dy femijeve, bashkeshorte, bije... thene me thjesht, politika eshte profesion dhe pse kerkon gjithe pasionin tend per ta permbushur me se miri... Ajo qe ne jemi nuk perkufizohet thjesht nga profesioni, por nga ajo qe me durim dhe perkushtim ndertojme gjate gjithe jetes sone.
Cila eshte femijeria dhe rinia juaj?
Femijeri e qete! Jam me e vogla e nje familje me shume motra dhe vellezer. Kam filluar shkollen fillore shume heret, ne moshen 3 vjec e gjysme, me pas kam studiuar ne gjimnazin "Ismail Qemali" ne Tirane dhe ne Fakultetin Ekonomik ne Tirane. Studimet e mia kane perfunduar ne Rome, ne Universitetin Urbaniana ku kam kryer Fakultetin e Filozofise, nje nga eksperiencat e mia me te rendesishme ne formimin tim intelektual dhe shpirteror.
Keni studiuar per filozofi. Si ndjehet Mesila ne profesionin e saj dhe si punon ne kete drejtim?
Puna ime prej vitesh ka qene e fokusuar ne media dhe marredheniet e saj me institucionet. Politika eshte hapi im i fundit i ndermarre, nje eksperience sigurisht mbreselenese. Filozofia te jep nje qasje formuese dhe ne kete pike me duhet te pohoj ndikimin e saj te madh ne gjithe formimin tim. Te njohesh ecjen e veshtire qe mendimi njerezor ka kryer pergjate viteve, kategorite me te cilat operon qenia njerezore eshte nje ndihmese e madhe per cdo njeri, ndersa per ate qe zgjedh te merret me politike, shnderrohet ne thelbesore.
Cilat ishin shkaqet qe ju cuan te politika?
Une bej pjese ne ate grupim te rinjsh te viteve 90' qe quhet "Brezi i Dhjetorit". Pak si per fat, te gjithe kemi qene te shenjuar nga nje vetedije me e madhe se personale dhe pjesemarrja ne levizjen studentore na dhuroi nje dimension antikonformizmi, nje sens sigurie dhe guximi qe do na shoqeronin pergjate gjithe jetes. Brezi i studenteve te dhjetorit eshte nje grupim idealistesh qe besojne se Shqiperia eshte nje vend qe meriton nje te ardhme me te mire, dhe per kete ide kane luftuar me mjete politike dhe pacifiste dhe kane sakrifikuar. Une besoj se te qenit pjese e ketij mentaliteti qe nuk pajtohet me nje realitet te shemtuar, por kerkon ta ndryshoje edhe kur kjo duket e pamundur, eshte zanafilla e pjesemarrjes sime ne politike.
Si mendoni se duhet "shmangur" e kaluara, me oportunitet, me harrese, me kerkese faljeje apo me hapjen e dosjeve?
Une kam deklaruar qysh ne fillim se vetem hapja e dosjeve do te mund te krijonte kushtet per paqe sociale ne kete vend. Kemi nje klan njerezish ne pushtet per afro gjysme shekulli qe kane vrare, dhunuar dhe persekutuar 2/3 e shqiptareve. Te besh sikur kjo nuk ekziston, te mbyllesh syte para ketij fakti do te thote t'i lejosh ende te pushtetshme klikat klanore komuniste. E kaluara behet e parrezikshme vetem kur njerezit i mesojne te vertetat rreth saj. Ky vrap i marre nga ish-hetues, ish-prokurore e ish-nomenklatura te regjimit, qe sot rreken t'i ofrojne nje vel paprekshmerie, nuk ben gje tjeter vec fsheh krimet dhe fytyren e vertete te diktatures duke e bere ende me kanosese. Jemi nje prej te pakteve kombe qe nuk dime ende te vertetat e historise sone, nuk dime sa dhe si u vrane, nuk dime ku jane eshtrat e te vrareve, kush i ekzekutoi, kush i ndihmoi, nuk dime ende pse dhe si u privua ky komb nga nje histori progresi per 50 vjet. Akoma me keq, fytyrat e se kaluares dhe pjellat e tyre politike e biologjike rreken te jene percaktuesit e fatit politik te se ardhmes. Ndaj ketij fenomeni nuk mund te jemi indiferent. Vendi ka nevoje per te ardhme, jo per te kaluar qe rreket te tregoje se tash eshte permiresuar e demokratizuar.
Pse pengohet hapja e dosjeve dhe si mendoni per kete problem?
Shqiperia ka kaluar nje kohe e gjate ne komunizem, jane gjysme shekulli bashkejetese me diktaturen. Komunizmi la emertesat e tij kudo, ne politike, drejtesi, por mbi te gjitha la nje vule te forte ne vetedijen kombetare. Shqiptaret dhane te gjitha shenjat qe nuk munden me kurrsesi te pranojne diktaturen, por trashegimia politike e ardhur nga Partia e Punes rezistoi dhe u rimisherua ne formimin e Partise Socialiste. Ka te drejte Edi Rama kur thote per nje Rilindje te re, eshte shprehja e deshires per nje Rilindje te re te komunizmit shqiptar. Ka ende kudo drejtues se sistemit, ish-anetare e kandidate te Komitetit Qendror sot krere te PS, bij te tyre qe sot jane po ashtu vendimmarres ne kryesine e PS, dhe mbi te gjitha nje tendence e mentalitet per te kontrolluar e uzurpuar cdo segment pushteti e vecanerisht ate te sistemit te drejtesise. Ja pse them se kjo do te jete nje beteje e veshtire, e mbushur me urrejtje e pa asnje parim nga ana e tyre...
A duhen hetuar me pare se 21 Janari, 9 Janari i 2004-s, ku qeveria e socialkomunisteve i vrau dhe i la pa varre me dhjetera shqiptare, apo shume rasteve te tjera?
Ju permendni nje ngjarje tjeter te dhimbshme per shqiptaret, ngjarje ne te cilat shteti ka bere sehir tek shihte qe vdisnin qytetare te tij, te cilat nuk kane asgje te perbashket me 21 Janarin, i cili ishte nje akt dhune ne fytyren e shtetit, nje perpjekje e paster per marrjen e pushtetit me dhune. Mendoj se cdo ngjarje ne te cilen humbin jetet njerezore ia vlen te hetohet vertetesisht, thellesisht, paanesisht.
Te ndalemi pak me gjate tek 21 Janari. Pse pikerisht ne kete demonstrate drejtuesit socialkomunist u fshehen, ndersa ne te gjitha demonstratat e tjera u prinin atyre mjeraneve qe i cuan ne rruget pa krye te interesave te tyre?
Mendoj se ngjarje te tilla kane nevoje te zbardhen. 21 Janari eshte nje tentative e mirorganizuar nga segmenti krimi te pushtetit te dikurshem se bashku me krimin ordiner te rruges, per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga vota e shqiptareve. Asgje nuk eshte bere ne kete drejtim. Po hetohen pasojat e kesaj ngjarje, por pa u zbardhur organizatoret, sponsorizuesit, urdheruesit, ideatoret, nuk do te mundet kurrsesi te zbardhet e verteta e 21 Janarit. Thuhet se prijesit rrine gjithmone ne krye te turmes, ndersa kasapet ne fund. Nga kjo mund te kuptojme qarte rolin e drejtuesve te asaj proteste te dhunshme, te cilet i moren njerezit dhe i perdoren mish per top.
Ne cilin vend te botes, sulmohet qeveria dhe ruajtesit e rendit heshtin? Ne Amerike vetem te levizesh duart nga timoni kur te ndalon polici, qellohesh pa u paralajmeruar?
Pyetja juaj shkon krejtesisht ne logjiken e shpjegimit te mesiperm. Me duket cmenduri kur kryetari i PS deklaron se policia i provokoi turmat, ndoshta do te thote qe thjesht me prezencen e tyre irritoheshin huliganet e mercenaret e paguar. Sipas mendimit tim, policia ka qene ne krye te detyres, madje ka toleruar shume me teper se c'i takonte dhunuesit e institucioneve.
Disa pyetje jashte politikes dhe jetes shoqerore. Si ndjehet Mesila familjare, si e kalon kohen e lire etj.? Kush eshte Mesila - nene dhe cfare pelqen nga bota e femijeve?
Jeta ime familjare eshte padyshim oazi im i qetesise. Jam nene e dy femijeve, Jon dhe Hana, te cilet si per cdo nene edhe per mua jane burim lumturie. Te gjitha pasditet e lira dhe fundjavat jane ne perkushtim te familjes dhe femijeve. Kur kemi kohe te lire gatuajme embelsira se bashku me vajzen, Hanen, qe eshte ende e vogel, 7 vjece, ndersa ne fundjava jemi thuajse gjithnje ne levizje bashke me bashkeshortin tim Enkelin dhe djalin Jonin qe tashme konsiderohet i rritur, pasi eshte 17 vjec. Te jesh nene eshte nje dhurate unike, me e madhja qe na jep Zoti, ndaj duhet konsideruar si pjese e hirit te tij nder ne. Ne rritemi bashke me femijet tane, pasi te jetosh me ta eshte si te kryesh nje ecje shpirterore ne femijerine tende e te kompletohesh me ato dhunti qe ende nuk i ke prekur. Ja pse them qe memesia eshte dhurata me e madhe qe na jepet, eshte mundesia per te krijuar jete e per ta rritur ate.
Nese do te kishe mundesine, cdo te beje per femijet shqiptare?
Ka ende shume femije ne Shqiperi, qe kane nje jete te trazuar, nga kendveshtrimi shoqeror, psikologjik e ekonomik. Per fat te keq ende nuk ka nje politike te kompletuar per t'i ardhur ne ndihme ketyre femijeve ne nevoje. Nje politike shume me agresive per kompletimin e qendrave sociale per femijet qe shfrytezohen, duhet te jete ne rend te dites. Eshte e padurueshme dukuria e lypjes apo e shfrytezimit te femijeve. Gjithe vemendja e shoqerise sone duhet te perqendrohet ne kete fushe, pasi kjo percakton dukurite e ardhshme te kriminalitetit e crregullimeve sociale.
Kush eshte Mesila grua, shtepiake dhe amvise? Cfare gatuan me mire dhe cfare te pelqehet nga burri dhe femijet?
Gatuaj shume dhe mire, por jo cdo dite. Femijet pelqejne vecanerisht pastat e mbushura, lazanjat ose kanelonet dhe embelsirat, kurse im shoq Enkeli pjatat e dyta, peshkun dhe mishin. Gjithsesi per ta deklaruar si sekretin tim te vogel, kuzhina eshte hobi im. Kur jam e tensionuar, shume here filloj te gatuaj dhe stresi shkarkohet rruges. Per mua eshte nje lloj terapie!
Formimi juaj kulturor, a lexoni dhe cfare u pelqen nga artet?
Lexoj ende!!! Lexoj ende Filozofi (ves i mbetur nga shkollimi), vecanerisht temat e filozofise politike, eseistike, libra historike, por edhe libra artistike. Me pelqen shume letersia e autoreve latine, Markes, Alliende, Coelcho dhe se fundi jam e mahnitur nga nje autor relativisht te ri barcelonez, Carlos Ruis Zaffon, i cili duket se do te radhitet ne plejaden e me te mireve. Eshte nje letersi e mahnitshme qe te thith brenda pasionit e misticizmit te saj, ndaj perpiqem te mos humbas librat e rinj te tyre.
A i pelqeni sportet dhe a jeni tifoze e ndonje skuadre apo lojtari?
Ne fakt nuk jam tifoze fare! Me pelqen te degjoj qe Shqiperia ka fituar ndeshje, por kjo thjesht si ndjeshmeri kombetare...nuk jam njeri qe ndjek sportet dhe as skuadrat....nuk e di, ndoshta eshte dhe defekt...te vetmet aktivitete qe ndjek me kenaqesi jane garat olimpike te notit dhe patinazhit, si edhe ndonje disipline atletike.
Le te kthehemi prape te politika, pasi sic thote nje shprehje e urte: "Ku dhemb dhembi vete gjuha". Si i parashikoni zgjedhjet e vitit te ardhshem?
Une jam optimiste per zgjedhjet e vitit te ardhshem. Gjate ketyre 7 viteve eshte bere nje pune e jashtezakonshme, jane shenuar arritje politike te medha, liberalizimi i vizave, anetaresimi ne NATO, kemi nje ekonomi te konsoliduar me gjithe vitet e veshtira ekonomike qe po perjeton ekonomia globale, kemi nje vemendje me te madhe ndaj shtresave ne nevoje, dhe mbi te gjitha kemi kompletuar nje infrastrukture rrugore, i kemi bere dhuraten me te mire vendit, e kemi pajisur me nje rrjet rrugor qe e rrit shpejtesine mesatare te levizjes me dy deri trefishin e shpejtesise se levizjes deri para disa vitesh. Kjo nuk eshte vete lehtesim dhe zhvillim, por e njehson vendin si nje korridor i fuqishem i levizjes se njerezve dhe mallrave. Une besoj qe ky eshte vizion per te ardhmen, ndaj besoj se edhe shqiptaret do ta cmojne kete perkushtim te madh te kesaj mazhorance ne qeverisje.
A ka nevoje Partia Demokratike per nje reforme te brendshme?
Kemi nevoje te ristrukturojme deget e Partise dhe te fillojme urgjentisht punen me strukturat e bazes dhe te qendres. Per sa i perket menyres se funksionimit, une besoj se te majtet duke pasur nje tradite me te gjate e me te vjeter jane me konstant se ne. Duhet te mesojme punen e perditshme me strukturat, iniciativat dhe thithjen e te rinjve dhe personave deri tani te mosangazhuar apo te menjanuar. Ne kemi nevoje per pune konkrete, te perditshme dhe ekskluzive per te rigjalleruar strukturat tona baze. Eshte e natyrshme qe nje mazhorance i perqendron energjite e saj ne Ekzekutiv, por baza jone jane ata qindra-mijera militante qe punojne dite e nate per fitoren e PD. Ky duhet te jete fokusi i punes sone te ardhshme.
Kete vit kemi zgjedhjen e Presidentit, kush mund te ishte kandidati juaj me i favorshem dhe me i pershtatshem?
Ne fakt, kjo ceshtje eshte bere thuajse burim konstant thashethemnaje, duke arritur vetem nje objektiv... terheqjen e vemendjes nga problemet e dites, nga prioritetet qe duhet te votojme, nga reformat qe duhet te plotesojme...dhe reduktimin e ceshtjes ne deklarata emrash. Une besoj se emri i Presidentit do te dale nga nje vendim politik i Kryesise se PD. Te abuzosh me emra te pervecem nuk me duket tjeter vecse miopi politike. Emri qe do te dale pas nje vendimmarrje dhe dialogu politik brenda mazhorances, do te jete padyshim presidenti i ardhshem i vendit.
Bisedoi: Pjeter Jaku, Detroit, 19 Mars 2012