Dodë Miri: S’mund të jem me persekutorët
27/03/2012 Mesazhi që mori Rama nga ish-i përndjekuri politik rezultoi fals
“Jam i shokuar, s’di të shkruajë e të lexojë mesazhe në telefon”
I përndjekuri Dodë Miri përgënjeshtroi mesazhin që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, publikoi nga qyteti i Korçës si një SMS të dërguar prej tij. Kështu, veç tryezave dhe premtimeve të pamundura për t’u realizuar për shtresën e të përndjekurve, lidershipi socialist përfshin veten dhe në një tjetër skandal, në atë të mashtrimeve me mesazhe.
Qëndrimi
Pas emrit të lakuar nga Rama për një SMS në adresë të tij ka reaguar Dodë Miri nga fshati Gorre i Kurbinit, i persekutuar nga regjimi komunist, të cilit kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i referohej së e mbështeste duke lexuar dhe një mesazh telefonik të mbërritur në numrin e tij. Pas kësaj deklarate Miri është ndier i trazuar sërish. Në një moshë 80-vjeçare, ai deklaron se nuk di të shkruajë e të lexojë mesazhe dhe se nuk ka dijeni se si emri i tij ka përfunduar te goja e Ramës. Miri, një burrë i matur dhe me një qetësi të admiruar, është ndier i shokuar me lajmin e bërë publik nga Korça, pasi nuk pranoi t’u bashkohet persekutorëve, që i vranë 11 persona dhe i burgosën dhe internuan dhjetëra të tjerë. Në këtë mënyrë, teksa sqaroi për disa herë radhazi faktin se jo vetëm që nuk di të shkruaj e të lexojë mesazhe në telefon, Miri nuk fshehte çudinë e tij se si ndodhi e gjithë kjo situatë.
Deklarata
Dy ditë më parë kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar me të rinjtë eurosocialistë në qytetin e Korçës tregoi edhe një mesazh të një ish-të përndjekuri politik për të sjellë një shembull konkret se si mirëpret programin “p”ër një Rilindje Shqiptare” dhe veprimet e Partisë Socialiste kjo kategori e shoqërisë. “Do t’ju lexoj një mesazh që më erdhi rrugës. I burgosur politik Dodë Miri nga Gurzi i Laçit. Zoti Rama, ju falënderoj përzemërsisht për kontributin që po jepni për të burgosurit politikë dhe për pronarët dhe që jeni bërë shkak për përfshirjen e moshës 75 vjeç për përfitimin e parave. Se unë që po të shkruaj kam bërë 22 vjet burg politik dhe kam 11 të pushkatuar nga regjimi i Enver Hoxhës dhe deri sot nuk kam marrë asgjë. Do mbështes Partinë Socialiste politikisht. Me respekt Dodë Miri, familjarisht”, - lexoi Rama. Nisur nga reagimi i ardhur dje nga ky i ish-përndjekur, as më shumë e as më pak, mbetet të thuash se kjo ishte një fasadë e lidershipit socialist për të bindur opinionin publik se kjo kategori e shoqërisë mbështet vërtet PS-në.
Dëmshpërblimi
"Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve në varësi të viteve të dënimit. Dëmshpërblimi për të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç do të përfundojë brenda 1 viti. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë statusin e ish-të përndjekurit. Të gjitha shërbimet për ta do të përballohen nga shteti. Një skemë e tillë do të bazohet pikërisht në dëmshpërblimin progresiv në varësi të viteve të burgut”, - premtoi kreu i PS-së.
Premtimi
“Do të bëjmë të aksesueshme për publikun historinë e persekucionit. Projekti ynë do të jetë një shembull mbresëlënës për brezat. Kjo plagë mbetet e hapur, pasi asnjëherë nuk ka pasur një vullnet politik për ta mbyllur dhe më keq akoma, sepse lotët e krokodilit të derdhur për ish-të përndjekurit dhe fjalët lumë në drejtim të tyre kanë qenë një tallje cinike. Do t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit 21-vjeçar të të përndjekurve politikë”, - tha Rama në takimin me të përndjekurit.