Dodik: Bosnja do të shpërbëhet

Nga Express më 21 mars 2011 në ora 13:30
Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, është i bindur se Bosnja do të shpërbëhet, siç është shpërbërë Jugosllavia, për shkak se siç tha “arrogancës së Sarajevës”.
Ai shtoi se marrëdhëniet mes Banja-Llukës dhe Sarajevës janë tendosur edhe më shumë, për shkak të rastit të Jovan Divjakut.
Dodik tha se arroganca, e cila po vjen nga Sarajeva kërkon nënshtrim, e jo partneritet dhe theksoi se Republika Serbe nuk është e gatshme për t’u nënshtruar, por kërkon pranim dhe respekt.
“Republika Serbe nuk merret me shkëputje, por po shohim se Bosnja po shpërbëhet si Jugosllavia. Kjo do të shndërrohet në fakt politik. Do të mbetet vetëm ajo që funksionon, e po funksionon vetëm Republika Serbe”, tha Dodik.