E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti Shkup- Athina Haga shqyrton padine maqedonase

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, fillon shqyrtimi kryesor në debatin ndërmjet Shkupit e Athinës për bllokadën e Greqisë ndaj hyrjes së Maqedonisë në NATO. Në nëntor të vitit 2008, Maqedonia e ka akuzuar Greqinë, se duke përdorur veton, ndaj pranimit të Maqedonisë në NATO, ka shkelur marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995, me të cilën Athina ishte obliguar, të mos  pengonte integrimet ndërkombëtare të fqinjit verior.

Pozicioni i Greqisë është se pengimi i pranimit të Maqedonisë në NATO nuk ishte veto, por marrëveshje e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s dhe se Maqedonia, ishte e para, që e ka shkelur marrëveshjen e përkohshme.  Ky proces mund të zgjasë deri më 30 mars, ndërsa vendimi pritet të merret  brenda gjashtë muajve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›