Mediat: Është vrarë një prej djemëve të Gadafit

Mediat libianë raportojnë se nga luftimet e ditëve të fundit, është vrarë një nga djemtë e lideri të Libisë Moamar Gedafit. Lajmi është bërë publik në një faqe libiane interneti, e quajtur “Al-Manara”.
Duke iu referuar të dhënave të mediave ndërkombëtare, besohet Khamis Gadafi ka gjetur vdekjen prej plagëve të marra pak ditë më parë nga sulmi i një avioni libian, i cili para se të kalonte me opozitën kishte qëlluar në drejtim të tij në kazermën Bab al-Azizije, në qendër të Tripolit.
Operacioni ushtarak kundër regjimit të Muamer Gedafit në Libi ka hyrë në ditën e tij të tretë. Koalicioni ndërkombëtar po sulmon bazat ushtarake të kolonelit libian, i cili iu përgjigj egërsisht protestave të opozitës për rrëzimin e pushtetit të tij disa dekadash.
Ndërkaq administrata Obama ka deklaruar se do të vazhdohet të mbikëqyren veprimet e Gedafit, jo vetëm fjalët, dhe do të vazhdojnë përpjekjet e koalicionit për respektimin e termave të rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara'.
Këtë e konfirmoi edhe Ministri francez i Mbrojtjes i cili tha se objektivi i koalicionit ndërkombëtar nuk është eliminimi i kolonelit libian Muamer Gedafi, por zbatimi i Rezolutës 1973 të OKB-së për Libinë.