Bombardohet rezidenca e Gadafit. Vdes djali i kolonelit

Koalicioni godet në zemër të regjimit e bombardon bunkerin e Gadafit. Nga informacionet në terren mbeten subjekt i propagandës së Tripolit që hedh dyshime mbi dëmet reale. Sipas burimeve perëndimore, atje ishte vendosur komanda dhe qendra e kontrollit të forcave ushtarake. Forcat amerikane i kanë vlerësuar si të suksesshme sulmet. Ndërsa gazetarët në terren të shoqëruar nga përfaqesues të regjimit në Libi mundën të shihnin vetëm rrënojat e një ndërtese të shkatërruar prej kohësh pranë tendës ku Gadafi priste liderët botërorë.
Sipas zëdhënësit qeveritarë raketat perëndimore qëlluan 50 100 m larg vendit ku burra, gra e fëmijë qëndrojnë ditë e natë për të mbrojtur me trupat e tyre tendën e Gadafit nën moton “Zoti Muamari, Libia e asgjë më”. Sulmet në zonë megjithatë nuk kanë munguar dhe më herët.
Djali i gjashte i Gadafit Khamis ka humbur jetën pas plagëve të marra të shtunën kur një kamikaz libian u përplas me një aeroplan të vogël kundër kazermës së Bab al-Azizia. Lajmin e bën të ditur gazeta Shuruk. Pas aksionit të avionëve amerikanë, francezë dhe britanikë, është ndalur edhe depërtimi i forcave të Gadafit drejt qytetit Bengazi.
Aleatët e kanë shpallur si të pabesueshëm vendimin e Gadafit për armëpushim. Ata kanë hedhur poshtë edhe kritikat për viktima të shumta civile gjatë këtyre sulmeve.
NATO-ja edhe më tej nuk ka arritur marrëveshje për kontrollimin e përbashkët të zonës së fluturimit mbi Libi. Sipas informacioneve nga Brukseli, vendimin për një kontroll të përbashkët të 28 shtetet anëtare, e kanë kundërshtuar në radhë të parë Turqia dhe Franca. Turqia ka refuzuar vendosjen mbi Libi të zonës së ndalimfluturimit, ndërsa kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon u rrethua nga një turmë mbështetësish të Gadafit në Kajro të cilët e detyruan tërhiqej në selinë e Ligës Arabe.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e hënë , 21 mars 2011 )