E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Franca: Asnjë viktimë civile

Një zëdhënës i qeverisë franceze ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion mbi civilë të mbetur të vrarë në sulmet në Libi.

Ndërkohë Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se avionët e Raf kanë fluturuar mbi Libi dje, por pa kryer asnjë sulm për shkak të prezencës së civilëve.

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar se shumë shpejt do të vendoset një raport bashkëpunimi me Ligën Arabe.

Ndërkohë vazhdojnë përleshjet në Bengasi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›