E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, përshëndet reformat kushtetuese në Egjipt

Shtetet e Bashkuara kanë uruar Egjiptin, pasi votuesit në këtë vend, kanë miratuar reformat kushtetuese në referendumin, që u bë pas përmbysjes së sunduesit autoritar, Hosni Mubarak.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Tom Donilon, vlerësoi se votimi i së shtunës ishte “ngjarje shumë domethënëse”.

Këto komente u bën pasi autoritetet në Egjipt i shpallën rezultatet zyrtare të referendumit, që tregojnë se 77% e votuesve i kanë mbështetur reformat kushtetuese ndërsa dalja në referendum ishte 41%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›