PS: Berishadeklarata boshe nëmbledhjen e qeverisë
TIRANë- Partia Socialiste i konsideroi "propagandë boshe" deklaratat e sotme të kryeministrit Sali Berisha gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave.
Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni në një deklaratë për shtyp tha se kryeministri Berisha përmendi sot rrugët Levan-Tepelenë apo Levan-Vlorë, të cilat duhet të ishin mbaruar prej kohësh. "Ato po zvarriten, sepse iu dhane sekserëve të Berishës, të cilët, si në rastin e hidrocentraleve nuk janë marrë ndonjëherë me rrugë dhe tani nuk dinë t'i bëjnë", tha deputetja e PS-së.
"Nëse do të ishin bërë të gjitha rrugët që ka thënë kryeministri Shqipëria duhet të ishte 5 herë më e madhe nga çfarë është", u shpreh Gjermeni.
Deputetja e PS-së theksoi se sipërmarrësit e punëve publike presin pagesat për punët e kryera. "Prej shumë muajsh, moskryerja e pagesave për sipërmarrësit e punëve publike ka futur në kolaps jo vetëm këta, por furnitorët e tyre, punëtorët që nuk janë paguar prej muajsh, si dhe bankat kur shtohen për ditë kreditë e këqija", tha Gjermeni.
(m.a/BalkanWeb)