E Diel, 1 Nëntor 2026

"Deutsche Welle" : Lazarati, Kolumbia shqiptare e drogës

Lazarati vijon të mbetet "Kolumbia shqiptare e drogës" megjithë deklarimet e zyrtarëve të policisë. Kështu shprehet "Deutsche Welle" në një artikull të publikuar ditën e sotme për fshatin më të përfolur në Shqipëri për kultivimin e drogës. Sipas "Deutsche Welle" trafiku i drogës e ka bazën e vet të furnizimit në këtë komunë, ku ende policia shqiptare nuk ka kontroll të plotë.

Më tej "Deutsche Welle" thekson se përkundër deklarimeve të zyrtarëve të policisë dhe politikanëve, në Lazarat edhe këtë vit janë mbjellë plantacione të konsiderushme me drogë. Lazarati është sot, do të jetë dhe në muajt e ardhshëm, destinacioni kryesor i furnizimit të trafikut.
"Të presim deri sa grushti i shtetit të godasë seriozisht për të fshirë njëherë e mirë nga harta ballkanike, "kolumbinë shqiptare" të drogës" mbyll artikun e saj "Deutsche Welle"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›