Dogana, 71 masa per shmangie nga detyrimet
Dogana e Elbasanit fshikullon subjektet qe u shmangen detyrimeve doganore dhe qe kane mangesi ne dokumentacion. Sipas drejtoreshes se kesaj dogane, Teuta Balliu, kete fund viti jane rritur kontrollet per abuzime dhe shkelje te Kodit Doganor. Kontrollet jane ashpersuar vecanerisht kohet e fundit, pas konstatimit te disa rasteve qe tentuan te fshehin sasine e mallrave dhe qe kishin parregullsi ne dokumentacion. “Per kete qellim jane organizuar kontrolle treshe edhe me pjesemarrjen e antikontrabandes. Ne disa subjekte u konstatuan parregullsi ne dokumentacionin e shoqerimit te mallrave dhe ne disa te tjera u gjeten me shume mallra nga sa ishin deklaruar. Per keto subjekte u aplikuan gjoba dhe masa ndeshkimore”, tha dje per “Koha Jone” drejtoresha Balliu. Ajo shtoi se gjate muajve te fundit jane ndeshkuar 71 individe dhe subjekte private.
F. S