Kufoma e dentistit zbulohet ne ujerat e lumit
Trupi i pajete i nje 55-vjecari, te njohur si dentist ne qytetin e Bulqizes, u gjet mengjesin e djeshem poshte ures se fshatit Shupenze. Rrethanat e vdekjes se Setki Gjapit, per ekspertet mbeten ende mister, ndersa eshte ngritur edhe pista e nje shtyrje me dashje, duke e hedhur te moshuarin nga ura. Por policia heton edhe pisten e renies aksidentale si pasoje e erresires. Ngjarja mendohet te kete ndodhur rreth ores 18:00 te se martes, kur stomatologu kthehej per ne shtepi, pas vizites te te afermit ne Shupenze. Policia nisi hetimet, pasi u njoftua nga banoret per zbulimin e kufomes rreth ores 07:00 te mengjesit. Pas hetimit paraprak eshte bere e mundur te identifikohet trupi, qe i perkiste Setki Gjapit dhe ne pyetje u moren familjaret e tij. Gjate deshmise u mesua se dentisti kishte shkuar per vizite te te afermit e bashkeshortes dhe eshte kthyer ne mbremje, por me pas ka rene nga ura e Cernecit.
Nje telefonate ne sallen operative te Komisariatit te Bulqizes ka njoftuar mengjesin e djeshem se kufoma e nje njeriu ishte nxjerr nga ujerat e lumit qe kalonte poshte fshatit Shupenze. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar nje grup ekspertesh te komisariatit dhe agjentet e zones, qe nisen hetimet. Pas pyetjes se banoreve eshte mesuar se viktima nuk ishte banor i fshatit dhe kerkimet jane perqendruar ne qytet, ku eshte zbuluar dhe identiteti i 55-vjecarit Setki Gjapi, banues ne qytet, i njohur me profesionin dentist. Trupi u dergua ne morg, ndersa ne pyetje u moren edhe te afermit e tij, qe kane deshmuar se njeriu i tyre nuk ishte kthyer ne banese mbremjen e se martes, pasi mendonin se ishte per vizite te njerezit e tij.
Ekspertet kane keqyrur trupin e viktimes per te zbuluar nese kishte shenja te dhunes. Burime policore thane dje pas hetimit paraprak se nga ekzaminimet e kryera rezulton se 55-vjecari ka rene ne ujerat e lumit ne rrethana ende te paqarta. Nuk jane vene re shenja te dhunes apo plage me arme zjarri e sende te forta. Per momentin hetohen pistat e vetembytjes aksidentale pas renies nga ura dhe shtyrjes nga ndonje person. Familjaret mesohet se kane deshmuar se Gjapi nuk kishte probleme me askend dhe se nuk kishte shfaqur shqetesime ditet e fundit.
A.Bushi