E Shtunë, 31 Tetor 2026

Televizoret, “Samsung” kryeson ne treg

Fjoraldi Zguro
“Samsung” eshte marka me e perhapur e televizoreve ne vendin tone. Gati nje ne dy televizore qe perdoren aktualisht ne Shqiperi mban logon “Samsung”. Sipas nje studimi te kryer kohet e fundit, u konstatua se 86 ne 200 qytetare qe dispononin televizore e kishin pikerisht te markes “Samsung”. Po ashtu, 80 prej tyre do te preferonin perseri kete marke ne rast se do te blinin nje televizor te ri. Pra gjigandit koreanojugor te televizoreve i takon 43 per qind e tregut vendas. Me pas vijojne markat e tjera prestigjioze si “Sony”, “LG”, “Panasonic”, “Sharp” dhe “Philips”.
Tendenca e ketyre koheve konfirmon rritjen e interesit te shqiptareve per t’i shtuar ambienteve te shtepise televizoret e fjales se fundit te teknologjise, me ekran te sheshte apo plazma, duke zevendesuar televizoret tradicionale me ngjyra (konvencionale). Sipas te njejtit studim, mesohet se 95 per qind e personave te pyetur kane momentalisht nje televizor konvencional. Nderkaq nga statistikat e shitjeve ne tregun vendas keto gjashte muajt e fundit rezulton se pothuajse gjysma e televizoreve te shitur jane me ekran te sheshte apo plazma. Revolucioni i shume viteve me pare kur televizoret bardh e zi dolen nga skena duke i lene vendin kolorit, po perseritet me televizoret LCD dhe plazma, te cilet po perqafohen nga tregu me nje shpejtesi te madhe. Elegante ne pamje dhe dizajno, keta televizore ofrojne edhe kualitetin me te mire te videos dhe audios. Gjithashtu, keta televizore pershtaten me se miri me strukturen e re te transmetimit dixhital te definicionit te larte (HD).
Sipas drejtores se marketingut te kompanise me te madhe te shitjes se elektroshtepiakeve, Johana Korimi, kerkesa per televizoret me ekran te sheshte po rritet perdite. Markat me te vleresuara ne tregun shqiptar jane “Sony”, “Sharp”, “Samsung”, “LG” etj. Tregtia me pajisjet elektroshtepiake ne vendin tone po njeh rritje. Teknologjite e reja qe ndryshojne me shpejtesi, mberrijne ne tregun shqiptar ne te njejten kohe me pjesen tjeter te Evropes. Shtimi i games se produkteve elektroshepiake ka krijuar hapesira per cmime me prane xhepit te konsumatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›