Kalonte rrugen, aksidentohet i moshuari
TIRANE - Nje i moshuar ka humbur jeten ne aksident ne rrugen Fushe-Kruje - Tirane. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se marte, kur nje makine, tip “Benz”, ka goditur per vdekje 66-vjecarin Ymer Kola, nga Kruja, i cili sapo kishte dale nga puna dhe kthehej per ne banese. Ai ka tentuar te kaloje ne anen tjeter te rruges, kur eshte perplasur per vdekje nga nje makine, me targa TR 8215 I, qe ishte duke udhetuar ne drejtim te kryeqytetit. Pas aksidentit, viktimes i eshte dhene ndihma e pare nga drejtuesi i mjetit, por nuk ka mundur te mbijetoje. Ekspertet vleresuan pas shoqerimit te shoferit se aksidenti kishte ndodhur si pasoje e nderprerjes se rruges.
A.C