E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e gjimnazistit, pas nje grindjeje banale

TIRANE - Plagosja e dy diteve me pare, ne rrugen “4 Deshmoret”, ka ardhur pas nje grindjeje mes te rinjve per shkaqe banale, qe ka ndodhur para Nates se Bardhe. Policia arreston autorin e krimit te akuzuar per “vrasje te mbetur ne tentative”, ndersa mjeket kane kryer nderhyrjen kirurgjikale ndaj te demtuarit Xh. Marku dhe po kujdesen qe ta nxjerrin jashte rrezikut per jeten, pasi ka dy plage te renda ne kraharor dhe ne bark. Burime zyrtare thane se ndaluan te dyshuarin per kete krim, Anduel Deda, 17 vjec, rreth mesnates se marte, kurse krimi kishte ndodhur rreth ores 13:00. E afermja e te plagosurit, me inicialet N. L., ka deklaruar dje, per gazeten “Koha Jone”, se zenka nuk ka pasur per motiv ndonje vajze, por ka nisur para disa ditesh, gjate festes se Nates se Bardhe. Mesohet se 17-vjecari i demtuar eshte kercenuar dhe ne telefon nga grupi i te rinjve qe e sulmuan dy dite me pare, duke e plagosur rende. Kundershtaret kane kerkuar nje ballafaqim, por me pas i kane ngritur kurth afer gjimnazit “Partizani”, duke e goditur me grushte e shkelma e deri ne perdorimin e thikes. Pas krimit, grupi i te rinjve eshte larguar, ndersa policia ka arrestuar vetem te dyshuarin Deda.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›