Trafiku i “Ballkan”, 7 shqiptare ne pranga
VERONA - Policia italiane shkaterron nje organizate shqiptare te trafikut nderkombetar te narkotikeve ne Verona. Mengjesin e djeshem, Guardia di Financia, ka organizuar operacionin e koduar “Ballkan”, per prangosjen e shqiptareve. Sipas te dhenave, aksioni blic u shtri nga Verona ne Peruxhia, dhe ka vene ne pranga shtate shqiptare, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur. Operacioni i djeshem, sipas policise, ishte vazhdim i nje operacioni te nisur qe prej janarit te vitit 2006, kur karabinieret e provinces se Villafranca arrestuan 21 shqiptare. Trafikantet, ne me pak se 12 muaj, munden te riorganizonin dhe rindertonin harten e trafikut te droges nga Shqiperia drejt Kroacise dhe Sllovenise, duke fshehur heroinen dhe kokainen ne serbatoret e karburantit te makinave dhe kamioneve.
A.C