OSBE jep mbeshtetjen e saj per institucionin
TIRANE - Prezenca e OSBE ne Shqiperi shprehu dje mbeshtetjen per punen e institucionit te Avokatit te Popullit. Pas nje takimi me Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani, shefi i Prezences se OSBE, Robert Bosch tha se, Avokati i Popullit eshte nje institucion i pazevendesueshem dhe e mbeshtesim fort, sikunder denojme fort cdo akt dhune. Duke folur per padine penale te bere nga Policia ne adrese te Avokatit te Popullit per nje rast inspektimi nga ky institucion ne policine e Shkodres, Bosch tha se, e vleresojme punen e policise, por here pas here, behen gabime dhe ajo duhet kontrolluar. Shqiperia tashme i ka keto mekanizma, sikunder eshte Avokati i Popullit," theksoi ai. Nga ana e tij, z. Dobjani shprehu gatishmerine per vazhdimin e bashkepunimit te frytshem me strukturat e Policise se Shtetit, duke kerkuar njekohesisht edhe shprehjen e qendrimit te qarte prej tyre, lidhur me kallezimin penal qe Policia e Shkodres, ka depozituar ne Prokurori kunder Avokatit te Popullit. Ai kerkoi gjithashtu qe, rasti i Shkodres te mos instrumentalizohet politikisht nga cilado force politike si dhe vleresoi qendrimin publik te Organizates Amnesty International dhe te medias shqiptare.